Detaje nga atentati/ Policia shoqëron 6 persona, sekuestrohen tabulatet telefonike

Policia po vijon me hetimet, lidhur me atentatin e një dite më parë në kryeqytet. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.

Uniformat blu aktualisht kanë shoqëruar gjashtë persona nga Tirana, Durrësi dhe Rrësheni, për atentatin ndaj Preng Gjinit.

Prokuroria ka marrë tabulatet telefonike nga 4 antenat pranë Urës së Nisharakut në Tiranë, për të identifikuar numrin që bëri shpërthimin e telekomanduar.

Bashkë me Preng Gjinin kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.