Aktualitet

Detaje nga atentati i vëllezërve në Tepelenë, kush ishte shënjestra


               Publikuar në : 09:46 - 05/12/19 L M

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin ndaj dy vëllezërve në Tepelenë. Për pasojë, humbi jetën njëri prej tyre, Artur Bresha, 47-vjeç. Ndërsa vëllai i tij, 43-vjeçari Artan Bresha ka mbetur i plagosur.

Burime për “Abcnews.al” thonë se shënjestër e atentatit ka qenë viktima, për të cilin thuhet se ka pasur shumë borxhe. Ai u qëllua për vdekje pranë vendit ku punonte si roje në kantierin e Bypass-it të Tepelenës. Më pas, dyshohet se atentatorët i kanë marrë automjetin 47-vjeçarit dhe janë drejtuar për në banesën e vëllait të tij, Artan Bresha.

Ky i fundit rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penale. Para 8 viteve, ai është kapur duke transportuar 820 kg droge.

Policia ka sekuestruar të pamjet e kamerave sigurisë, ndërsa ende nuk është gjetur makina e përdorur në atentat.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT