Pas vizitës së kryeministrit Rama në Turqi, me presidentin turk janë takuar sot presidenti kosovar Hashim Thaçi dhe ish-ministri Behgjet Pacolli.
Takimi mes palëve vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë janë të agravuara, ndërsa kjo vizitë e Thaçit mund të shihet edhe si një mbështetje e Kosovës ndaj Turqisë.
Pacolli thotë se Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës, i cili ka mbështetur pavarësinë. Po kështu konfirmon miqësinë dhe partneritetin më të fuqishëm se kurrë më parë.
“Sot në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan.
Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës. Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm”, shkruan në Facebook Behgjet Pacolli.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10164006039945153