E premte, 23 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Dështon seanca gjyqësore ndaj Adriatik Llallës, gjykata gjobit avokatin e tij

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në 29 korrik seancën ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Shkak është bërë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj dhe kërkesa e Llallës për mosvijimin e gjyqit pa mbrojtës, ndaj seanca e radhës është caktuar për në 29 korrik. Për shkak të mungesës së pajustifikuar, gjykata gjobiti me 20 mijë lekë avokatin e ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, ku prokuroria kërkoi zëvendësimin e avokatit të tij mbrojtës, me një avokat të zgjedhur kryesisht.

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë, për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartament në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   “Kam djalin dhe babanë sëmurë”, ish-gjyqtares i refuzohet kërkesa për lirim

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...