E mërkurë, 16 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

Shpresat tek përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore, për të gjetur kush e vrau Admir Muratajn

Kur kanë kaluar 5 ditë nga super grabitja e Rinasit, grupi hetimor nuk ka ende një përgjigje zyrtare për ekzekutimin e organizatorit të kësaj grabitje Admir Muratajt. Burime nga grupi hetimor thënë për gazetën “Sot” se kanë marrë përgjigjen e autopsisë së vrasjes së 42-vjeçarit. Sipas përgjigjes së autopsisë që grupi hetimor tashmë e ka në dorë, ende nuk është përcaktuar lloji i armës që i ka marrë jetën Admir Muratajt, kjo për shkak se në trupin e të ndjerit nuk është gjetur asnjë predhë.

Sipas autopsisë, Murataj ka marrë një plumb në ballë, i cili i ka lënë shenjën hyrëse në pjesën e ballit dhe ka dalë pas koke duke i shkaktuar atij dëmtime të mëdha dhe humbjen e jetës. Grupi i prokurorëve po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, ku sipas tyre është plagosur dhe një nga grabitësit, pasi në vendin ku u ekzekutuar Murataj u gjetën dhe shenja të tjera gjaku që nuk i përkisnin viktimës. Gjithashtu mësohet se dje grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe efektivët e FNSH-së të cilët kanë ndjekur grabitësit. Prej tyre është mësuar se pranë urës së Tapizës kanë konstatuar furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor dhe një person që po tentonte ti vinte flakën. Në përplasje me armë i dyshuari ka mbetur i vrarë.

Ata kanë thënë përpara hetuesve që kanë qenë autorët e grabitjes të cilët kanë qëlluar më parë me armë zjarri dhe më pas efektivët i janë përgjigjur, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë Admir Murataj. Ndërkohë, sipas grupit hetimor mësohet se përveç Muratajt në drejtim të policisë ka qëlluar edhe një nga grabitësit e tjerë. Mësohet se pas shkëmbimit të zjarrit ky person është larguar në këmbë duke qëlluar në drejtim të fshatit Tapizë e Poshtme, e cila të nxjerr në rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz.

Gjithashtu grupi i tre prokurorëve që po merren me hetimet e ngjarjes së rëndë kanë sekuestruar edhe një aparat celular i cili dyshohet se i përket viktimës Admir Murataj. Telefoni është dërguar në laborator dhe pritet zbardhja e komunikimeve që Murataj ka kryer me bashkëpunëtorët e tij. Kujtojmë se dy ditë më parë Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi edhe sekuestrimin e pasurive të familjarëve të Admir Muratajt. Më konkretisht organi i akuzës ka kërkuar sekuestrimin e 3 apartamenteve, të cilët dy ndodhen në Sarandë dhe një në Tiranë; 9 automjete; dy troje dhe një vilë, e cila ndodhet në Prezë, jo shumë larg Aeroportit të Rinasit. Vlera e këtyre pronave, sipas Prokurorisë, është disa miliona euro dhe nuk justifikohen nga familjarë e Muratajt, që janë i vëllai dhe bashkëshortja.

Grabitja
Grabitja e armatosur në aeroportin e Rinasit ku u morën rreth 6.5 milionë euro ndodhi rreth orës 15:00 të së martës. Autorët u futën me një furgon me targa false dhe me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Dy prej tyre lëvizën betonin dhe prenë zinxhirët që mbanin të mbyllur portën. Më pas hynë në pistë dhe nën kërcënimin e armëve grabitën paratë.

Në kohën kur ata po largoheshin u përplasën me policinë dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj, organizator i të paktën 3 grabitjeve të tjera të parave të bankave. Ngjarja e parë, për të cilën akuzohet grupi që kishte në përbërje edhe ish ushtarakë të forcave komando, ndodhi në vitin 2015, pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro.

Pak muaj më vonë, rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit. Ngjarja e tretë, për të cilën akuzohen të pandehurit, ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë private, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera. Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017-ës, ku Policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës. Kujtojmë këtu se vetëm dy javë më parë 8 personat e akuzuar si bashkpuntorë të Admir Muratajt në grabitjet e tre rasteve të lartpërmendura u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 156 vite burg./gazeta SOT

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ”gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih

Përfundon supersfida e grupit F mes Francës dhe Gjermanisë. Gjermania e Lëv tronditet që në fillim të kampionatit europian. Skuadra e Didier Deshamps kaloi...

Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

Kina ka akuzuar NATO-n se është duke shpifur për zhvillimin e saj paqësor, pasi liderët e aleancës kanë paralajmëruar për “sfida sistematike” që vijnë...

Biden shpall planin e parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti plani i parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm. Në një deklaratë të martën,...

A mundet Basha të përjashtojë Berishën? Ja si përgjigjet Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi se kryetari i zgjedhur Lulzim Basha, nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi...

RENEA kontrolle në terren, vë me shpatulla pas murit disa persona në lokal

Forcat RENEA dhe FNSH kanë dalë sërish në terren mbrëmjen e sotme, në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim,...