E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Dështon disiplina e Panuccit, Shqipëria e nis “si mos më keq”, festojnë turqit (Video)

Shqipëria e nis në mënyrën më të keqe fazën eliminatore për në Euro 2020, pasi është mposhtur në shtëpi nga Turqia me rezultatin e pastër 0-2. Skema, disiplina dhe gjithçka që ka tentuar Panucci për të përmirësuar imazhin e kombëtares, ka dështuar.

Tashmë nga 11 përballje me Turqinë, Shqipëria numëron 4 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje, ndërkohë që ishin kuqezinjtë ata që kishin fituar me rezultatin 3-2 përballjen e fundit të zhvilluar në itin 2017, në një ndeshje miqësore. Shqipëria vjen në këtë fushatë kualifikuese pas dështimit në Ligën e Kombeve, aty ku u rendit në vend të tretë të Grupit C1, ndërkohë që Turqia ra nga Grupi B2.

Në fakt Shqipëria e ka nsiur me një start perfekt duke presuar në gjysmëfushën e Turqisë në 20 minutat e para. Mjaftueshëm për të regjistruar dy raste flagrante për gol, fillimisht për Balajn në të 14’, më pas me Balliun në të 20’, që të dy të ndalur në limite. Por kaq ka zgjatur lavdia e kuqezinjve.

Pas dy rasteve të shpërdoruara nga kuqezinjtë, vjen ndëshkimi turk. Burak Yilmaz ka kaluar Turqinë në avantazh 0-1 pasi ka përfituar dhe shfrytëzuar maksimalisht gafën e tretë radhazi të Gjimshitit në vetëm pak minuta, duke dërguar topin në rrjetë.

Uzuni në të 33’ ka çuar dëm rastin më flagrant për gol dhe barazuar shifrat, kur pas shërbimit perfekt nga Hysaj, ka depërtuar në zonë, vetëm pak metra nga porta nuk ka mundur dot të zotërojë topin, duke e goditur me gju dhe dërguar jashtë kuadratit.

Çalhanoğlu ka shuar thuajse çdo shpresë të kuqezinjve për një barazim, pasi në të 55’ ka realizuar një gol fantastik, produkt personal, por duke përfituar edhe nga hapësirat e vëna në dispozicion nga difensiva e përfaqësueses së Shqipërisë. Gjuajtja e tij e fuqishme nga jashtë zone është ndalur vetëm nga rrjeta, me Berishën të pafuqishëm për ta frenuar 0-2.

Asgjë për tu shënuar në favor të kuqezinjve në minutat e mbetura, pavarësisht ndryshimeve të tentuara nga tekniku italian Panucci, me Shqipërinë që ndonëse ka provuar të reagojë në limite, ka rrezikuar të çahet sërish në mbrojtje, pas gabimeve të shpeshta.

Lexo edhe :   Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi
Lexo edhe :   Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

Pas kësaj disfate, Shqipëria renditet në vend të parafundit në Grupin H, me 0 pikë, po aq sa Andorra dhe Moldavia, ndërkohë që kryesojnë me 3 pikë Franca, Turqia dhe Islanda. Dita e hënë, datë 25 mars do të rikthejë në fushë të dy formacionet, përkatësisht Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Andorra, ndërsa Turqia do të presë në shtëpi Moldavinë.

Shqipëri-Turqi 0-2

Shënues: Burak Yilmaz 20’, Çalhanoğlu 55’

Shqipëria: Berisha, Iván Balliu, Hysaj, Veseli, Xhimshiti, Memushaj, Xhaka, Ismajli, Balaj, Uzuni, Abrashi.

Turqia: Mert Günok, Hasan Ali Kaldırım, Emre Belözoğlu, Okay Yokuşlu, Gökhan Gönül, Cenk Tosun, Çalhanoğlu, Mahmut Tekdemir, Merih Demiral, Burak Yılmaz, Kaan Ayhan.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...