E diel, 27 Shtator, 2020
13 C
Tirana

Dështimi spektakolar i Ilir Metës për të marë peng drejtësinë

Më të lexuarat

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha”, Rama i përgjigjet Berishës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se kreu i qeverisë hoqi dorë nga kandidimi në Durrës pasi mori vesh se...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

Vajza e Sabianit pozon topless, e fotografon i ati

Vajza e këngëtarit të njohur Sabiani, Keisi Medini, ka publikuar së fundmi disa foto e shtrirë në krevat dhe duke pozuar topless. E menjëherë pas...

VIDEO/ Përmbytje me verë të kuqe, momenti kur shpërthen depozita prej 50.000 litrash

Një depozitë prej 50 mijë litrash me verë të kuqe ka shpërthyer sot në një karantinë në Spanjë, duke e kthyer vendin përreth në...

E bujshme, zbulohet lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që e shoqëronte

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në Morinë bashkë me dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim...

U gjet pranë nënës së vdekur, ja si është gjendja e 10-vjeçares në Pogradec

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Pogradec. Fëmija i gjetur pranë nënës është vajzë rreth 10 vjeç. Ajo ndodhet në gjendje...

Nga Alfred Peza

Ajo që ndodhi në 24 orët e fundit në skenën politike të Tiranës, është e denjë për skenarin e një filmi të Hollywood-it, me temë kulisat e politikës së madhe. Është një nga ato ditët kur rolet përmbysen, dilemat bien dhe gjithçka qartësohet për ta rifilluar lojën, atje ku ajo ishte ndërprerë. Personazhi kryesor i kësaj loje, me sa duket ishte Ilir Meta i cili në fund, rezulton që të jetë edhe humbësi i saj më i madh.

Gjithçka kishte nisur në kulmin e pandemisë globale, kur më 8 prill Presidenti i Republikës i ka paraqitur Ambasadores së SHBA në Tiranë, atë që ai e quan Platforma për Integrimin Evropian. Vetëm tani që u bënë publike 14 pikat e saj, u kuptua se prapa ambalazhit të integrimit, fshihej qëllimi për të marrë peng reformën në drejtësi, në këmbim të reformës elektorale dhe krijimit të sistemit paralel të vendimmarrjes politike, jashtë institucioneve demokratike të vendit.

Ndërkohë në ambientet politiko-mediatike të Tiranës, gjatë kësaj periudhe u bë gjithçka për të krijuar idenë se Edi Rama dhe Ilir Meta ishin duke negociuar në fshehtësi një pazar politik, që shkonte përtej zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm. Por, shembja e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, duket se e dogji skenarin e përdorimit të kauzës së saj, si një sigurisë për ta mbajtur të ndezur të gjithën këtë lojë.

Ishte ky edhe momenti që me sa duket diktoi përshpejtimin e planeve të Ilir Metës. Ai mblodhi të enjten paradite në vilën Nr. 4, kryetarët e partive të “Opozitës së Bashkuar”, për tu folur aty si lideri i tyre real. Lulzim Basha për herë të parë u duk se i hapi krahun dhe u pa që të dilte në hije. Pas kësaj, Presidenti mblodhi edhe ambasadorët e vendeve të BE, ku i njohu edhe ata me 14 pikat e platformës së tij.

Mënyra sesi duhet të jetë zhvilluar diskutimi, bashkë me lëvizjet e tjera jo publike në këtë linjë, alarmuan ambasadoren e SHBA e cila shkroi në twitter: “Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”. Kryeministri Rama iu përgjigj menjëherë me një thenie të Shekspirit: “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu!”

Lexo edhe :   Ku ndahen Lulzim Basha dhe Ilir Meta për 25 prillin

Në mbrëmje po konkurronin për audiencën televizive Rama, Meta, Berisha dhe Kryemadhin. Basha mungonte. Kjo bëri që ai të dukej edhe më i spostuar, nga qenia lideri real i opozitës shqiptare. Mes dëshirës se gjithçka do shkonte sipas planit dhe pasigurisë se loja kishte nisur që të mbante erë publikisht, Ilir Meta ka dalë në konferencë shtypi. Ai tha se për Platformën e tij, kishte njoftuar edhe shefin e mazhorancës. Por Kryeministri e përgënjeshtroi këtë menjëherë. Presidenti u detyrua ta pranojë indirekt, se nuk e kishte njoftuar atë personalisht, por ambasadoren e SHBA.

Lexo edhe :   “Çdo qëndrim kokëfortë, s’do i shërbente të ardhmes drejt BE-së”, Meta kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Vjosë

Kaq mjaftoi që ti bënte të gjitha palët ta kuptonin lojën e Kreut të Shtetit. Përveç ndërkombëtarëve në Tiranë, ishte Lulzim Basha ai që u qartësua përfundimisht, për fijet që kishin lëvizur rrotull tij ditët e fundit. Ky ishte edhe momenti kur ai ka vrapuar, për të konfirmuar vullnetin e Partisë Demokratike, për tu rikthyer në tryezën e reformës zgjedhore. Një vullnet që u pasua edhe nga ajo e kryetarëve të partive të tjera të opozitës, për tu përshëndetur, edhe nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Ambasadorët e SHBA, BE dhe vendeve të tjera partnere të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian, u sqaruan përfundimisht. Ata përshëndetën e inkurajuan të gjitha palët, që të ulen sa më parë në tryezë për të arritur konsensusin e duhur, për ta çuar përpara sa më shpejt reformën elektorale, si një nga kushtet e rëndësishme të procesit të integrimit.

Është hera e dytë që tentohet përmes lojërash politike, të merret peng reforma në drejtësi, vetëm në dy vitet e fundit në Shqipëri. Qëllimi është devijimi, tjetërsimi dhe në fund zhbërja e saj pas marrjes së kontrollit politik mbi të. Në këtë mënyrë elita e rrezikuar politike, kërkon që ti shpëtojë ndëshkimit të drejtësisë së re, për mëkatet e saj në 30 vitet e drejtimit të vendit.

Hera e parë ishte më 2019, përmes djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, çdekretimit dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Këtë radhë, përmes lojës me reformën elektorale, për ta këmbyer atë me reformën në drejtësi dhe sistemin paralel politik jashtë institucioneve. Në rastin e parë, e pësoi opozita e cila ka mbetur rrugëve dhe pa asnjë përfaqësim në Parlament dhe pushtetin lokal. Këtë radhë dështoi, Presidenti i Republikës. Fituesi dihet. Janë qytetarët shqiptarë!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra

Qeveria spanjolle ka paralajmëruar shtim masash në Madrid, duke e cilësuar si tepër të rrezikshme situatën nga pandemia. Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të...

Aksident në Berat/ Mjeti me të cilin udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, teksa një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip...

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...