Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Dështimi” i Jonida Maliqit në Eurovizion, qytetarët: Votim politik, mëkat që i japim pikë Greqisë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Dështimi” i Jonida Maliqit në Eurovizion, qytetarët: Votim politik, mëkat që i japim pikë Greqisë

I krijuar në 1956, Eurovizioni ishte festivali që do të bashkonte vendet evropiane pas Luftës së Dytë Botërore. Duke përdorur kështu artin, nëpërmjet muzikës shtetet konkurrojnë njëra me tjetrën dhe në fund zgjidhet një fitues.

Emra të ndryshëm artistësh shqiptarë kanë përfaqësuar vendin tonë, por asnjëherë nuk kemi qenë në pozicion të favorshëm për të fituar. Kjo jo për shkak të performancës së dobët, shpesh ka ardhur si pasojë e votimit jo të drejtë që bëhet. Kështu shprehen qytetarët për Tirana Today, të cilët thonë se votimi është shumë politik. Shtetet kryesisht votojnë vendet fqinje, ose ato që kanë marrëdhënie interesi njëra me tjetrën.

“Te votimi ka qenë gjithmonë pjesë politika dhe nuk jemi absolutisht të favorizuar. Nëse do të vazhdojë të bëhet në bazë të politikave edhe votimi, të mos presim ndonjë çmim të madh. Por, të shkojmë thjesht sa për emër të paktën.”

“Nuk më pëlqeu shumë pjesa e votimit, është shumë politik dhe jo i drejtë. Kështu ka qenë gjithmonë dhe ndoshta për fat të keq kështu do të vazhdojë. Sepse po ta vësh re duke u nisur nga votat e Shqipërisë, votohet Ballkani, shtetet fqinje dhe pastaj të tjerat. Ose një tjetër fakt është që ne nuk lëmë asnjëherë pa votuar Greqinë a këngëtarin që e përfaqëson atë. Dhe asnjëherë nuk kemi marr një vlerësim nga ana e tyre, duket pak inatçore.”

Këtë vit Shqipëria u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”. Edhe pse performanca  saj u prit mjaftë mirë nga shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët, përsëri nuk ishte as në listën e 10 këngëve të para. Ajo u rendit në vendin e 18-të nga gjithsej 26 këngë finaliste.

“Këtë vit festivali më pëlqeu shumë. ishte goxha mirë. Thjesht më erdhi keq që të paktën vendet fqinje nuk na dhanë pikët që meritonim. Mua më tepër mu duk se ishte çështje politike më tepër. Ku vendet e tjera që kishin marrëdhënie historike apo gjeografike i jepnin pikët shteteve që kishin më shumë lidhje. Prisja që Maqedonia ose Mali i Zi të na jepnin ndonjë pikë, por nuk ndodhi.”

“Kënga nuk është se më pëlqeu dhe aq shumë, por interpretimi i Jonidës ishte shumë i bukur. Me votimin nuk jam shumë dakord, sepse dihet që shtetet do mbrojnë miqtë e tyre. Ne asnjëherë nuk kemi qenë të favorizuar, jemi andej nga fundi gjithmonë.”

“Më duket se ato shtetet e bëjnë votimin shumë politik. Nuk kanë ndonjë interes për Shqipërinë, prandaj nuk e votojnë. Kishte këngë që ishin të bukura dhe që nuk më pëlqyen. Por, më erdhi pak keq që dolëm shumë poshtë. Performanca e Jonidës ishte e bukur, mendoj se duhet të ishte pozicionuar më sipër. Nëse ne çojmë atje një këngë shumë të bukur, ajo bëhet e famshme dhe ne njihemi më shumë.”/ TIRANA TODAY

Tags: Eurovisionfavorizojnëfqinjëtjonida maliqipolitikshqiperiashtetetvotimi

TË LIDHURA

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale
Politikë

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”
Politikë

Berisha: “Piramidat gabim, populli na ndëshkoi.”

18:30 | 13/01/2026
Next Post
Bllokohen 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme, reagon AKU

Bllokohen 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme, reagon AKU

“Nuk duhet të jetoj më me sandviçë”, miliarderi ndryshon jetën e studentëve

“Nuk duhet të jetoj më me sandviçë”, miliarderi ndryshon jetën e studentëve

“Doni luftë?”, Trump paralajmëron Iranin: Do merrni fund!

“Doni luftë?”, Trump paralajmëron Iranin: Do merrni fund!







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”
Showbizz

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”

by mirseda
22:56 | 13/01/2026
0

Pas diskutimeve për raportin e Mateos me Brikenën, kristi ka debatuar me banoren duke u shprehur se...

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

22:14 | 13/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com