E premte, 3 Dhjetor, 2021
14.5 C
Tirana

Dëshmia/ Si u vra në SHBA nga Sigurimi i Shtetit, legjenda e peshëngritjes Aleksandër Kondo

Aleksandër Kondo, ka qenë një ndër peshëngritësit më të shquar të vendit. Në vitin 1985, ai shfrytëzoi Kampionatin Europian të peshëngritjes, për t’u arratisur fillimisht në ish-Jugosllavi, dhe më pas në SHBA. Atje nis të punojë si truprojë në një lokal nate.

Në rrethe emigrantësh shqiptarë, shprehte vazhdimisht kritika ndaj regjimit komunist në Shqipëri, edhe pse i ati deri në largimin e tij, ishte shefi i shtabit në Gardën e Republikës. Por Gjelosh Biku, një shqiptar nga Malësia e Madhe, i arratisur herët nga vendi, kujton se Sigurimi i Shtetit kishte depërtuar thellë në mërgatën shqiptare në SHBA, duke e ndarë në dy pjesë: komunistë dhe anti-komunistë. Të parët ishin bashkëpunëtorë të rregullt të Sigurimit.

Biku dyshon se Kondo ishte piketuar për t’u eleminuar. Më 20 prill 1987, Kondo plagoset në një aksident në rrugë, i provokuar nga një person anonim. Rreth një muaj më pas, më 2 maj, Kondo humb jetën. Media amerikane foli për një aksident automobilistik.

Por Gjelosh Biku thotë se ishte rastësisht dëshmitar i skenës makabre. Sipas tij, Sandri ndodhej në një karburant, kur një vinç e mori përpara dhe e përplasi në mur, duke ia copëtuar trupin.

“Më pas me një barrelë e morën, dhe e hodhën mbi një makinë. Ishte një gjë e paligjshme, dhe dukej që ishte një vrasje e pastër,”-dëshmon Biku në një intervistë të disa viteve më parë./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...