E mërkurë, 23 Shtator, 2020
24 C
Tirana

Dëshmia që mund të fundosë Donald Trumpin

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Bilanci/ Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë humbur...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Vrau shoferin e fugonit me thikë në zemër, Arbër Kote nuk pranohet në burgun e Durrësit

Arbër Kote, i cili u arrestua pasi vrau me thikë në zemër shoferin e një fugoni, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit. 26-vjeçari i...

Nga Peter Baker “The New York Times”

Ai po qëndronte në njërën anë të një ure të dëmtuar nga lufta në Ukrainë, duke parë matanë forcat e mbështetur nga Rusia. Dhe bashkë me to pasojat që kanë në botën reale përpjekjet e presidentit Donald Trump, për të çuar përpara axhendën e tij personale.

“Padyshim, që do të vdisnin më shumë ukrainas”- thotë duke e kujtuar atë moment gjatë dëshmisë që dha të martën Uilliam B.Tejlor, diplomati i lartë amerikan në Ukrainë. Ai përshkroi atë që e pa, si një akt jo të ligjshëm presioni ndaj qeverisë së Kievit, me synim përfitimet politike personale, nëpërmjet pezullimit të ndihmës amerikane.

Në fakt, në dëshminë më të fortë që pritet të bëhet publike e plotë më vonë në Kongresi, Tejlor flet për një president që mbajti peng 391 milionë dollarë ndihmë, për ta detyruar Ukrainën ta ndihmonte në inkriminimin e rivalëve të tij të brendshëm.

Veprimet e zotit Trump, dëshmoi Tejlor, minuan angazhimin amerikan ndaj aleatëve, që po përpiqen në mënyrë të dëshpëruar t’i kundërvihen përpjekjes së Rusisë, për të rishikuar me forcë kufijtë e Evropës. “Nëse Ukraina arrin që të dobësojë ndikimin rus, ka gjasa që Evropa të mbetet si një e tërë, e lirë, demokratike dhe në paqe”- deklaroi Tejlor në fjalën e tij të parë para hetuesve të Kongresit. Dëshmia iu shpërnda gazetarëve më vonë, pasi seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

“Në të kundërt, nëse Rusia e dominon Ukrainën, ajo do të bëhet sërish një perandori, duke e shtypur popullin e vet, duke kërcënuar fqinjët dhe pjesën tjetër të botës”. Dëshmia e diplomatit, ilustroi qartë dallimet midis hetimit mbi impeachment-in ndaj Trump, dhe atyre kundër presidentëve Riçard Nikson dhe Bill Klinton.

Ndërsa skandalet Uotergejt dhe Levinski, kishin të bënin me integritetin e demokracisë dhe sistemit gjyqësor në SHBA, skandali i Ukrainës, shtrihet ndërkohë edhe në çështjet ekzistenciale për jetë a vdekje, si dhe ato gjeopolitike. Dëshmia e Tejlorit, mund t’ua bëjë më të vështirë republikanëve, që t’i shpërfillim veprimet e Trump si çikërrima.

Apo si fakte të shtrembëruara nga kundërshtarët politikë. Mbrojtja e Ukrainës kundër sulmit rus, ashtu si mbrojtja e aleatëve kurdë të SHBA-së kundër Turqisë, ka qenë një përparësi madhore për shumë republikanë. Ata ankoheshin dikur se presidenti Barak Obama, nuk pati një qasje mjaftueshëm agresive përballë Moskës.

Uilliam Tejlor e nisi karrierën e tij gati 50-vjeçare, si një kadet në Akademinë Ushtarake në Uest Point. Më pas e vazhdoi si një oficer në Divizionin e 101-të Ajror gjatë Luftës së Vietnamit. Ai ka shërbyer në çdo administratë, republikane dhe demokrate, që nga presidenti Ronald Regan.

Karriera e tij, mbërriti kulmin me emërimin si ambasador i Ukrainës nën presidentin Xhorxh W.Bush. Dhe pranverën e këtij vitit Sekretari i Shtetit Majk Pompeo, e riktheu në Kiev për të zëvendësuar Maria Jovanoviç, ambasadoren amerikane që u shkarkua nga Trump. Në dëshminë e tij, Tejlor tha se ndihma amerikane u bllokua nga presidenti, me kushtin që Ukraina të niste të hetonte djalin e ish-zëvendëspresidentit amerikan, Xho Bajden.

“Presidenti Trump nuk ka bërë asgjë të keqe. Kjo është një fushatë e koordinuar përbaltjeje nga deputetët e majtë dhe burokratët radikalë të pazgjedhur, që bie ndesh me Kushtetutën”- u shpreh në një deklaratë për mediat Stefani Grisham, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Por dëshmia e zotit Tejlor, e fokusoi edhe një herë vëmendjen në marrëdhëniet e pazakonta që ka presidenti Trump me homologun rus Vladimir V.Putin. Në dallim nga shumica e liderëve në të dyja kampet palët, Trump ka shprehur rrallë kritika ndaj Putinit, apo agresionit të tij kundër fqinjëve.

Lexo edhe :   Grenell: Donald dhe Ivanka Trump do të vizitojnë Serbinë
Lexo edhe :   Grenell: Donald dhe Ivanka Trump do të vizitojnë Serbinë

Madje në një moment, ai sugjeroi se mund ta pranonte aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Trump shkoi më larg se Obama, duke i siguruar Kievit një ndihmë ushtarake vdekjeprurëse, për t’u mbrojtur nga Moska. Por privatisht, i bëri jehonë deklaratave të Putinit, se ukrainasit janë partnerë jo të besueshëm dhe të korruptuar.

Vendimet e Trump, nga të cilat përfiton Rusia, i kanë habitur shumë si demokratët ashtu edhe republikanët. Dhe siç dëshmoi Tejlor në Kongres, Putin priti në Moskë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, për të nënshkruar një marrëveshje, sipas të cilës trupat ruse do t’u bashkohen atyre turke, për të kontrolluar një zonë të Sirisë veriore të braktisur nga luftëtarët kurdë.

Në fjalën e tij të hapjes prej 14 faqesh, Tejlor foli për “dy kanale që diktojnë politikë-bërjen amerikane, një zyrtar dhe një tjetër jozyrtar”. Ky i fundit drejtohet kryesisht nga avokati personal i presidentit, Rudi Xhuliani, apo edhe ambasadori amerikan në BE, Gordon Sondlend.

Demokratët që drejtojnë hetimin, besojnë se ish-ambasadori amerikan në Ukrainë, u ka dhënë elementët që mund të jetë jetikë për fajësimin. Kështu Tejlor e bëri të qartë, se ajo që ai e cilëson si veçanërisht të pafalshme në veprimet e presidentit, është tradhtia e një vendi mik, dhe favorizimi i pushtuesi të pamëshirshëm, pikërisht për arsye korruptive.

“Ukraina është një vend i veçantë për mua”- theksoi ai, “dhe ajo që ka ndodhur në 5 muajt pas rikthimi në Kiev ishte një ”marrëzi”, që do të ketë pasoja të mëdha. “Ne duhet ta mbështesim Ukrainën në luftën e saj kundër fqinjës së saj prepotente”-u tha ai hetuesve të Kongresit.

Ai kujtoi se u habit kur mësoi se ndihma për Ukrainën, po vonohej pa asnjë shpjegim tjetër, përveç “direktivës së presidentit për drejtuesit e Zyrës së Menaxhimit të Buxhetit”.

“Ukrainasit po luftonin rusët, dhe ata llogaritnin jo vetëm trajnimin, por edhe marrjen e armëve nga ne”- theksoi ai. Më pas më 26 korrik, një ditë pasi Trump ushtroi presion përmes telefonit ndaj presidentit të sapozgjedhur ukrainas, për të hetuar Bajdenin, Tejlor takoi Zelenskin.

Bashkë me Kurt Volkerin, të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ukrainën, ata kryen një udhëtim në pjesën veriore të rajonit të Donbas, vija e parë e frontit në konfliktin me separatistët e mbështetur nga Rusia.

“Volker dhe unë, mund të shihnim forcat e armatosura armike të drejtuara nga Rusia në anën tjetër të urës së dëmtuar. Mbi 13.000 ukrainas, janë vrarë në këtë luftë deri tani. Më shumë ukrainas do të vdisnin pa ndihmën ushtarake amerikane”- theksoi më tej ai.

Ndërsa javët po kalonin, dhe ndihma po vazhdonte të mbetej e bllokuar, Tejlor tha se nisi të përgatitej të jepte dorëheqjen. Vendosmëria e tij u forcua kur Sondland dhe Timoti Morrison, drejtori i lartë për çështjet evropiane dhe ruse në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i treguan se ndihma ishte e kushtëzuar me nisjen nga Kievi të hetimeve të kërkuara nga presidenti.

Por përpara se ai të jepte dorëheqjen, drejtuesit e kongresit ndërhynë dhe e bindën Trumpin të anulonte pezullimin e ndihmës. Ndihma e SHBA-ë ndaj Ukrainës vazhdon aktualisht si më parë. Dhe zoti Tejlor shërben ende si një diplomat i lartë në Kiev. Të paktën tani për tani./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Iu sekuestrua makina e blinduar, reagon ish-drejtori i Policisë së Elbasanit

Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit, Edmond Koseni, ka reaguar pas shoqërimit të djeshëm në Polici dhe sekuestrimit të makinës së blinduar. Në një prononcim për...

​Britania planifikon të infektojë qëllimisht kandidatët për vaksinën anti-Covid

Gazeta britanike “Financial Times” bën me dije se në ditët në vijim do të zhvillohet një provë klinike në Britaninë e Madhe. Sipas gazetës, gjatë...

Erdogan telekonferencë me Mitsotakis për zgjidhjen e krizës

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të zhvillojnë një telekonferencë, pas komunikimit me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kreun e...

Shtyhet mbledhja e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti, bëri me dije se mbledhja mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri që ishte planifikuar për tu mbajtur në Shkodër është shtyrë për më...

Pas 40 vitesh/ Vrasësi i John Lennon i kërkon falje gruas së këngëtarit

Mark Chapman, autori i vrasjes së këngëtarit të njohur, John Lennon, i ka kërkuar falje bashkëshortes së të ndjerit 40 vite pas krimit. Gjykata i...