E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Dëshmi eksplozive lidhur me Julian Assange

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Nga Matthias von Hein

Agjentë amerikanë kanë diskutuar për helmimin e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, tha një dëshmitar në seancën dëgjimore për ekstradimin në Londër dhe dha detaje të tjera për përgjimet në ambasadën ekuadoriane.

Që Julian Assange është spiunuar sistematikisht në ambasadën ekuadoriane, këtë e ka zbuluar që para një viti gazeta spanjolle “El Pais”. Por këtë javë dy dëshmitarë në seancat dëgjimore të esktradimit në Londër kanë bërë të ditura një sërë detajesh për përgjimin masiv të australianit në pohimet nën betim të anonimizuara për shkaqe sigurie dhe të lexuara nga avokatët e Assange në ditën e parafundit të seancës për ekstradimin.

Dëshmitarët raportojnë për përgjues në çakmakë, për përgjim me video në kohë reale, për përgjim të avokatëve, e të vizitorëve, përfshirë edhe kopjimin e të dhënave gjatë dorëzimit të kompjuterave dhe telefonave mobilë me shkeljen e ambasadës. Dëshmitarët bëjnë të ditur edhe drejtimin ku shkoi ky material i grumbulluar ilegalisht – SHBA. Një nga dëshimtarët madje raportoi për diskutime mes amerikanëve për “masa më esktreme” kundër Assange. Me gjasë është diskutuar edhe për rrëmbimin e tij nga ambasada dhe helmimin.

Kalimi në „anën e errët”

Deklaratat vijnë nga punonjës të firmës spanjolle të sigurisë, Undercover Global, UC Global. Ajo ishte ngarkuar nga qeveria ekuadoriane me sigurinë e ambasadës së saj në Londër. Ky ishte vetëm hapi i parë për një porosi edhe më të majme, që themeluesi i UC Global, David Morales duket të ketë pranuar në verën e vitit 2016: Kur Morales u kthye nga një udhëtim në Las Vegas ai u ka thënë punonjësve të tij, se firma ka kaluar në „anën e errët” dhe luan tani në kategorinë e parë falë „miqve amerikanë”, që i mundësojnë UC Global marrëveshje në të gjithë botën.

Në gusht 2019 Morales u arrestua në Spanjë por u lirua me pagesë garancie. Një gjykatë në Madrid merret me akuzat, se Morales ka shkelur sferën private të Assange dhe ka dhënë informacione të siguruara ilegalisht tek amerikanët. Ndërkohë po heton edhe Prokuroria e Përgjithshme gjermane, e cila ka kërkuar nga autoritetet spanjolle që të ofrojnë rezultatet e hetimeve. Me gjasë objekt përgjimi kanë qenë edhe qytetarë gjermanë, si Andy Müller-Maguhn, ish-zëdhënësi i Chaos Computer Club dhe mik i Julian Assange.

Këtë e konfirmoi këtë javë në Londër edhe dëshmitari dy, një ekspert informatike që punonte në vitin 2015 për UC Global. Ai dha dëshmi, se si ka vepruar praktikisht miqësia e biznesit me partnerët amerikanë. Për shembull kamerat e sigurisë në ambasadën ekuadoriane janë pajisur me mikrofonë pa dijeninë e punonjësve të ambasadës. Pastaj është krijuar një mënyrë që të merren nga jashtë sinjalet e kamerave në kohë reale. Dëshmitari raporton për përgjim të gjerë të ambasadës e mbledhjen e të dhënave çdo dy javë. Për kërkesa të reja të “miqve amerikanë” për informacione të reja deri tek kërkesa për të marrë bebelinot e përdorura të një foshnjeje. Amerikanët donin të dinin, nëse fëmija ishte i Julian Assange. Në këtë pikë punonjësi i sigurisë nuk ka dashur të bashkëveprojë më. Ai ka informar nënën dhe e ka paralajmëruar, që të mos e marrë më me vete foshnjen në ambasadë. Ndërkohë dihet: Stella Morris është partnerja e Julian Assange dhe ai është babai i dy fëmijëve.

Përgjimi i avokatëve

Amerikanët kanë qenë të interesuar sidomos për avokatët e themeluesit të Wikileaksit, Julian Assange dhe për ujditë me mandatuesin. Për shkak se Assange i trembej një përgjimi, e shumë e quanin paranoiak, ai kishte instaluar një aparat, që prodhonte zhurma në sfond të njohura si „zhurma e bardhë”. Me këtë ai e prishte në mënyrë efektive përgjimin, që shërbimet e përmirësonin sërish teknikisht. Dëshmitari dy raporton, se si ai personalisht ngjiste fleta të holla në xhama ku mundësohej përgjimi me mikrofonë lazer nga jashtë. Me sa duket privatësia e bisedave të Assange me avokatët është shkelur rregullisht.

Ish-diplomati britanik dhe ish-ambasador, Craig Murray një mik i Julian Assanges është nga personat e paktë që mund të ndjekin procedurën e ekstradimit në sallën 10 të gjykatës së Londrës, Old Bailey. Ai ka publikuar foto të dëshimtarëve, por Deutsche Welle nuk e ka mundësinë të verifikojë vërtetësinë e këtyre dokumenteve të kategorizuara si sekret. Në një dokument të publikuar madje nga Murray, dëshmitari dy raporton për vizita mujore në qendrën e UC Global të një të punonjëseje të ambasadës në Londër. Ky person ka qenë i ngarkuar nga qeveria për sigurinë e ambasadës. Sipas dëshmitarit ajo ka marrë çdo muaj 20.000 dollarë nga Morales. Me këtë Morales ka dashur të sigurojë që porosia e sigurisë së ambasadës të mbetet tek UC Global.

Të enjten u mbyll seanca pas katër javësh dëgjimi të dëshmitarëve për kërkesën e ekstradimit të SHBA. SHBA ka ngritur akuzë kundër Assange në katër pika. Më 4 janar gjykatësja Vanessa Baraitser do të japë vendimin e me këtë vendoset edhe nëse Julian Assange do mund të dënohet me 175 vite burgim./DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...