Derbi Tirana-Partizani, publikohen formacionet zyrtare të ekipeve

Tirana dhe Partizani do të luajnë ditën e sotme duke filluar nga ora 18:00, derbin e kryeqytetit në stadiumin “Air Albania”.

Edhe këtë herë, tifozët nuk do të jenë të pranishëm në stadium për shkak të pandemisë Covid-19.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë triumfin, pasi favoriti në një ndeshje derbi nuk ekziston dhe në fushë pritet një ndeshje spektakolare.

Për sa i përket formacioneve, te Tirana rikthehet në formacion Kristi Vangjeli, i cili luan në qendër me Najdovskin dhe Hoxhallarin, në skemën 3-4-3. Te Partizani nuk ka ndryshime, teksa Daja i ka besuar të njëjtës 11-she, si ndaj Skënderbeut.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovksi, Hoxhallari, Toshevski, Toli, Batha, Ismajlgeci, Danso, Torasa, Muçi. Trajner: Nevil Dede.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Solomon, Mala, Kardozo. Trajner: Ilir Daja.

NDESHJET

157 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947 deri në 2020 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.

BILANCI 

Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 66 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 42 fitore. 49 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

GOLAVARAZHI 

220 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 175 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi: Muçi shënoi për bardheblutë dhe Ulliam Melo për të kuqtë, në përballjen e 10 korrikut 2020, që përfundoi në barazim 1-1.