Sipas revistës gjermane Der Spigel në Maqedoni ka histeri antishqiptare për të mbuluar kriminalitetin. Maqedonia është në një krizë të thellë politike, kurse nacionalistët i thellojnë ndasitë ndërmjet bashkësive. Der Spiegel konsideron se Maqedonia është vendi më i thyeshëm i Ballkanit Perëndimor.
Për revistën gjermane, mendimi i nacionalistëve është se vendosja e flamurit shqiptar në zyrën e kryetarit Talat Xhaferi, paraqet ndarje të Maqedonisë dhe bashkim me Shqipërinë, pra formimi i një Shqipërie të Madhe.