E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Deputetja socialiste kundra Ramës: Vrasja e Klodianit nuk ishte aksidentale

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka deklaruar se termi “vdekje aksidentale” mund të shmangej në VKM-në për pensionin e familjes së Klodian Rashës.

E ftuar në emisionin “Radar Informativ”, Hysi tha se nuk ka ndryshim ligjor që të përcaktojë dhënin e një pensioni në raste të ngjarjeve.

Ajo se nuk do të kishte përdorur kurrë termin  “vdekje aksidentale”, ndërsa nënvizon se çdo lloj vrasje i mbetet organeve të hetimit ta përcaktojnë.

“Në radhë të parë nuk ka ndryshim ligjor që të përcaktojë dhënin e një pensioni në raste të ngjarjeve. Kjo është shprehje që ka përdorur si argument këshilli i ministrave. Unë po të isha nuk do e kisha vënë termin. Me këtë polarizim do fillonin ta interpretonin. Se çfarë lloj vrasje është i mbetet organeve të hetimit. Në një ngjarje të tillë ngrihen disa pista dhe gjatë hetimit rrëzohen. Në rastin konkrekt janë organet. Ky nuk është term që përdoret në Kodin Penal. Në Kodin Penal thotë vrasje me dashje, nga pakujdesia etj. Por ka krijuar këtë lloj shqetësimi që edhe mund të shmangej”, tha Hysi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...