Deputetja e opozitës, Suzana Topi, ka konfirmuar qëndrimin e saj “pro” marrëveshjes së 5 qershorit. Kështu bëhen katër vota nga opozita pro marrëveshjes.
Përmes një postimi në Facebook, Topi deklaron se konfirmon votën “pro” për dakordësinë, pa asnjë ndryshim tjetër. Ajo thekson se qëndrimi dhe vota e saj do të mbetet në funksion të integrimit sa më të shpejtë në Evropë.
Postimi i plotë:
Konfirmoj qendrimin tim ne mbeshtetje te dakordesise se 5 qershorit. Qendrimi im eshtë bêrê publik edhe me pare.
Konfirmoj voten pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter.
Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike.
Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar.
Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe.
Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm.
Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.
Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar!!