Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi Tyli, ka shpërthyer ndaj kryeministrit Rama, për një sërë problematikash. Ajo e nis me arsimin, duke sjellë në fokus gjendjen e rënduar në shumë shkolla të vendit.
Në vazhdën e akuzave, deputetja demokrate thotë se rend dhe siguri nuk ka, e ndërsa bandat bëjnë ligjin. Më të fituarit në këtë pjesë janë miqtë e tyre, që veçse pasurohen.
Me një status të argumentuar, ajo thotë se në këtë vend varfëria është ulur këmbëkryq, e ndërsa pasuria shkon në xhepat e qeveritarëve. Po kështu cek edhe mjekësinë falas, kur milionat paguhen nga xhepat e të sëmurëve, për barnat e skaduara.