Kryesore

Deputetin e përzënë nga lokali: O plehrë (video)

               Publikuar në : 10:37 - 11/07/19 M. S

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në ambientet e një lokali. Deputeti i opozitës së re, njëherazi kreu i grupit parlamentar të partive të djathta, Adriatik Alimadhi, është përzënë nga qytetarët. Teksa ndodheshin të konsumonin drekën, dy prej tyre kanë shpërthyer në fyrje ndaj Alimadhit, i cili ka tentuar që t’ua kthejë me të njëjtën monedhë.

“Herën tjetër do ta mbushim me pula, jo me mish të pjekur”, dëgjohet teksa thotë një nga personat e ulur në tryezë.

“Një gjë të kërkoj, vetëm në emër të popullit mos flisni, o plehra, jeni plehra, plehra”, i thotë një tjetër.

Më pas, personi i cili është treguar më këmbëngulës për ta larguar nga kafeneja, dëgjohet teksa i thotë: “Kush merret me Gramoz Ruçin është plehrë, plehrë”.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT