E hënë, 26 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Deputeti i PD-së sulmon Bregun dhe Demirajn: Sa ish-ministra janë pa punë, t’i punësojë Rama?

Pas lajmit se ish-ministrja e PD-së, Majlinda Bregu fitoi zgjedhjet për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe kthimit në detyrën që kishte para se ta largonte Kodheli, të ish-ministrit të Brendshëm, Demiraj, vjen reagimi thumbues i deputetit demokrat, Myslim Murrizi, i cili është i pari zë, që reagon nga radhët e demokrateve, për zhvillimeve të fundit.

Më anë të një postimi në faqen e tij në “Facebook” , ai shkruan se demokratet nuk i zë gjumi natën dhe pyesin se “edhe sa ish-ministra të qeverisjes së PD-së, kanë ngelur pa u punësuar nga qeveria Rama??”.
Postimi i Murrizit
DEMOKRATET “PYESIN “KUR I TAKOJME
Edhe sa ish ministra te qeverisjes se PD, kane ngelur pa u punesuar nga qeveria Rama???
Majlinden e pame qe falenderoi Ditmirin e Sules thone, Dritanin e lexuam qe falenderoi Olten e “SUDES”( gjallices).
Nuk na ze gjumi rehat thone po nuk mbaroi punesimi me kohe te plote i ish ministrave, deputeteve, drejtoreve dhe funksionareve te PD-se, ne kete qeveri, se jo pak kontribut kane dhene te shkretit qe Rama te jete sot kryeminister.
Ju dhashe “ kurajo” duke i sqaruar se edhe ata qe nuk kane filluar pune, e kane mare ndonje TENDER me miliona EURO.
Ahhh me thane, na qetesove se ishim me gjak ngrire.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kroaci/ Albin Kurti viziton të plagosurit, nesër Kosova në ditë zie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi në spital, të plagosurit nga aksidenti tragjik i mëngjesit të kësaj të diele. Në deklaratën për mediat, ai...

Më e fortë PD-ja pas Kuvendit, por më e vogël elektoralisht…

Nga Eduard Zaloshnja Pak pikëpyetje kishte para kuvendit të PD-së se ç’do të ndodhte me propozimet e rivalëve të Bashës për ndryshimet rrënjësore në statutin...

Golem/ Shpëtohen nga mbytja dy vajza, pushuesit shmangin tragjedinë

Dy vajza të moshave 10 dhe 17 vjeç, nga Elbasani, u shpëtuan nga mbytja sot në plazhin e Golemit. Ndërhyrja e Policisë, pushuesve dhe mjekëve...

Fauci: doza e tretë e vaksinës e nevojshme për një kategori të caktuar

VOA/Anthony Fauci, zyrtari më i lartë amerikan për sëmundjet infektive,tha të dielën se amerikanët që e kanë sistemin e imunitetit të dëmtuar mund të...

Ballkanizmi i ambasadorëve të perëndimit

Nga Andi Bushati Ambasadorët kryesorë të perëndimit në Tiranë janë bërë sot protagonistë të një parade turpi që reket tu’a shesë shqiptarëve sapunin për djathë....