Deputeti maqedonas i LSDM-së dhe kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, Pavle Bogoevski ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, pas publikimit të përgjimeve.
Në përgjime, ai dëgjohet kur porosit lëndë narkotike, por ai i hodhi poshtë këto akuza me pretendimin se ishte duke blerë vaj kanabisi për një të afërt.
“Kolegë deputetë qëndroni besnik ndaj principeve. E di se politika është një lojë e zjarrtë. Falënderoj të gjithë ata që më kanë bërë më të fortë këto dy vite”, deklaroi Bogoevski.
Dorëheqjen e tij, Bogoevski e ka bërë publike në seancën e Komisionit.