E premte, 28 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

Deputeti lëvizte pa maskë, policia e gjobit

Ndonëse situata është drejt përmirësimit në Kosovë sa i takon situatës pandemike, nuk ka lehtësim të masave. “Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, është thirrja që përsëritet çdo ditë nga autoritetet shëndetësore.

Si për të dhënë një shembull se ligji është i barabartë për të gjithë, policia e Kosovës ka ndëshkuar me një gjobë një deputet. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është gjobitur nga policia, pasi ka shëtitur pas maskë në sheshin kryesor të Prishtinës. Lajmin për gjobitjen e ka bërë publike vetë deputeti Haliti, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës.

I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përplasjet në PD dhe “non grata”, Hajdari komenton deklaratat e Escobar

Përplasjet e forta në PD, shpallja “non grata” e Berishës e rikthimi në Kuvend janë risjellë sërish në fokus. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar...

O mosmirënjohës, Berisha ju bëri njerëz ju nuk i jepni as dorën

Nga: Nikoll Lesi Sot shkoi në parlament, pas 4 muajve mungesë prej “Foltores”, ish-kryeministri Berisha. Foli, trazoi, turbulloi qetësinë e parlamentit dhe iku. Por ajo që...

Tr*toli në banesën e të vëllait, Agron Duka: Jam trembur shumë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka shprehur shqetësimin pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Armand Dukës, duke vënë në dukje se është i...

Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, thekson se një person i shpallur "non grata" për korrupsion, nuk mund të jetë fytyra e PD-së....

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në...