E enjte, 21 Janar, 2021
12 C
Tirana

Deputeti kosovar rezulton pozitiv me koronavirus, dje ishte i pranishëm në Parlament

Deputeti i AAK-së në Kosovë, Rasim Selmanaj, ka bërë me dije se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, ai bën me dije se ka shfaqur simptoma të lehta që para 5 ditësh.

“Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur për rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen për testin e dy korrikut! Para pak qasteve më thirren nga Instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv! Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë”, shkruan ai.

Mirëpo në një prononcim për Express, deputeti ka pohuar se ka qenë i pranishëm në seancën e djeshme parlamentare. Deputeti shprehet i befasuar me rezultatet dhe i bindur se nuk e ka infektuar askënd tjetër.

“Po, dje kam qenë prezent në seancën e Kuvendit. Unë jam shumë i befasuar nga rezultatet sepse jam ruajtur shumë. Gjithmonë kam qëndruar me maskë dhe gjithmonë e kam mbajtur distancën. Prej meje s’ka shanca me marrë kërkush virusin”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...