E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Deputeti kërkesë Hotit për rivarrimin e Shote Galicës në Kosovë

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, shprehet se i ka bërë një kërkesë zyrtare kryeministrit Avdullah Hoti, për rivarrimin e heroinës Shote Galica në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Syla thotë se është marrë një vendim nga Këshilli Bashkiak i Krujës për zhvendosjen e varrit të Shote Galicës. Ai thekson se ajo duhet të pushojë në Kosovë, pranë bashkudhëtarit e bashkëluftëtarit, Azem Galica.

“Të hënën me 27 korrik, i kam adresuar një kërkesë Kryeministrit Avdullah Hoti, për të nxjerr vendim qeveritar për rivarrimin e Heroinës Qerime Halil Radisheva (Shote Galica) në Kosovë.

Këshilli Bashkiak i Krujës, ka vendosur që të zhvendos varrin e Shote Galicës në një lokacion tjetër, por, Heroina e meriton të pushojë pranë bashkëluftëtarit dhe bashkudhëtarit të saj Heroit Azem Bejtë Galica.

Një varr i zbrazët që e shihni në foto, është pikërisht vendpushimi i saj në Galicë të Vushtrrisë, pranë Azemit. Mbes me shpresë që kjo kërkesë do të realizohet”, shkruan ai në Facebook.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...