E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Deputeti i sulmuar kërcënon haptazi: Unë e di kush e ka bërë, s’kam ardhur për rrogën e qelbur! (foto)

Në një prononcim për mediat, Ralf Gjoni, kandidati i LSI i cili u sulmua sot me bojë në hyrje të banesës së tij, u shpreh se një djalë i ri po e priste tek hyrja ndërsa i hodhi më pas bojë.

Më tej deputeti e cilësoi këtë si një rrugaçëri, ndërsa theksoi se në Kuvend nuk ka ardhur për të marrë rrogën, por për të përfaqësuar rininë.

“Dua të them se ai ose ajo që e kanë porositur këtë sjellje rruge, dua të them se unë jam këtu dhe do të betohem dhe do të përfaqësoj të gjithë ata të rinj”, tha ai.

I pyetur se kush mund ta ketë bërë, Gjoni tha se merret me mend.

“Ju besoj se e merrni me mend kush është. Tani unë dua të betohem dhe nuk kam ardhur të marr një rrogë të qelbur shteti. Unë jam një njeri që vij nga jashtë, jam i shkolluar, jam krenar për atë që kemi arritur, nuk do lejoj kurrë që emri im të keqpërdoret”, tha deputeti.

Më tej ai u pyet se do i bashkojë votat me qeverinë në Kuvend.

“Jeni në vete, mendoni se unë vij për t’i bërë fresk qeverisë?!”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...