Politikë

Deputeti i ri provokon Metën: Kot jeni President, nuk ju merr njeri seriozisht

               Publikuar në : 15:23 - 09/09/19 S.N

Komisioni Hetimor për presidentin Ilir Meta ka zgjatur më shumë se 2 orë. Gjatë të cilit, presidenti iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve mbi dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve të 30Qershorit. Por, disa prej pyetjeve shkaktuan edhe debat në Komision. Ndërsa, deputeti i opozitës së re Halit Valteri i shtroi presidentit disa pyetje, që çuan kreun e komisionit t’i tërheqë vëmendjen.

“Po e bëni çorap këtë vend për 30 vjet” – tha deputeti i ri, duke i thënë presidentit se për sa kohë nuk i uli dot palët në dialog, do të thotë se atë nuk e merr askush në konsideratë dhe se Presidenti kot sa e ushtron detyrën.

Pyetjet e deputetit

Cili nen i Kushtetutës jep të drejtën të anuloni datën e zgjedhjeve me një datë tjetër kur të doni pa asnjë argument objektiv?

‘Nuk munda t’i ul palët’, ju jeni president i Republikës, në rast se nuk arrini dot të ulni palët politike kur keni 30 vjet që e bëni çorap këtë vend, ata nuk ju marrin seriozisht dhe ju kot sa e ushtroni këtë detyrë që keni.

Nëse zgjedhjet do bëheshin më 13 tetor, që nuk ka asnjë shans se kanë kaluar afatet, a do t’i quanit legjitime kur PD ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë?”

Ndërkohë, Presidenti është mbrojtur duke thënë se parlamentarizmi ndër të tjera është edhe eksperiencë. Duke u përgjigjur kështu edhe me ironi, për t’i lënë të kuptuar se sipas tij, ai nuk  ka eksperiencën e duhur parlamentare. Si edhe shtoi se presidenti e ka të drejtën me Kushtetutë të nxjerrë dekrete.

Meta: Së pari përgjigjet i dhashë më parë, por kuptohet që parlamentarizmi është edhe eksperiencë edhe përvojë, ajo që mund t’ju them deputetëve është se kushtetuta ja lejon të drejtën presidentit të nxjerrë dekrete. Presidenti ka nxjerrë një dekret për shfuqizimin e datës, dhe jo të zgjedhjeve, për të krijuar mundësinë për një datë të re që të ketë zgjedhje. Janë disa presidentë të republikës që kanë vepruar në një mënyrë të tillë apo të ngjashme për shkak të rrethanave për të ç’tensionuar situatën në zgjedhje. Këtu ka dhe deputetë me eksperiencë që mund t’ia shpjegojnë kujtdo tjetër.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT