Politikë

Deputeti i PS: Vranë më 21 janar, qurraviten për gazin që blenë vetë

               Publikuar në : 14:34 - 15/04/19 M. S

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka gjetur kohë që të tallet me opozitën, teksa përmend fjalët e Konicës për të treguar se nuk e kupton opozitën shqiptare.

Sipas Ndreut, më 21 janar u dhanë plumba protestuesve, e ndërsa tani qurraviten për gazin lotsjellës që e blenë vetë. Si për ironi të fatit, shkruan më tej ai në Facebook, opozitarët ia delegojnë fajin ministrit Lleshaj, që nuk lejon që ca huliganë me maska të hyjnë në Parlament.

“Keta qe ju dhane plumba protestuesve te 21 Janarit, qurraviten per gazin lotsjellës qe e blenë vete!

Ne fund fajin e ka ministri Lleshaj qe nuk lejon ca huligane me maska me hy ne Parlament! Opozite te kam…….s’të kuptova asnjëherë do thonte Konica!”, përfundon ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT