Politikë

Deputeti i PS ‘sulmon’ Bashën: Më ka çuar në gjykatë për kunatin, i mban lekët

               Publikuar në : 21:45 - 14/03/19 Enno

Deputeti i PS, Ervin Bushati, i ftuar në ‘Ora News’ ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit e cila urdhëron Prokurorinë ta marrë nën hetim për fshehje të pasurisë.

Bushati pranoi pronësinë e pronave dhe shprehet se janë të gjitha të deklaruara, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë akuzat e PD.

Sipas Bushatit, janë hapur dy çështje që e kanë çuar në gjykata, kunati i Bashës që kërkon dëmshpëblim se i është dëmtuar emri dhe tjetra nga PD me një deklaratë që kërkon të ndiqet.

Bushati, theksoi se sa herë preket interesi i kunatit, Basha acarohet, ku sipas deputetit socialist ai mban lekët.

“Me Bashën kam qenë në këshillin bashkiak që në 2011 përballë dhe kam në politike 12 vjet, kam bërë me qindra deklarata, fjalime, debate. Në asnjë nga akuzat që i kam ngritur zotit Basha qoftë si Ministri që abuzoi me Rrugën e Kombit, 1.2 miliardë euro, qoftë për vrasjet e 21 janarit, shitjen e detit, gjumin në bashki dhe gjithë bashkitë që ka bërë nuk ka pasur asnjë reagim. 

I vetmi reagim që ka pasur ka qenë në tetorin e kaluar ku unë kam pasur dy deklarata si Sekretar i grupit të PS-së për kunatin e zotit Basha. Luli i lekëve nuk është zoti Basha që mendojnë demokratët, sa herë preket interesi i kunatit ku mban lekët zoti Basha, atëherë acarohet. Më kanë hapur dy çështje për këtë, një kunati në Gjykatën Civile të Tiranë që kërkon dëmshpërblim se i është prishur emri dhe një PD me një deklaratë që ka nxjerrë dhe e ka çuar dhe kërkon që ajo deklaratë të ndiqet.

Prokuroria e ka quajtur të pavlefshme, megjithatë në Gjykatën e Apelit Basha sot kishte çuar dhe një çështje tjetër për kryetarin e grupit.”, deklaroi Bushati.

Ndërkohë, i pyetur nëse do t’i përgjigjet Bashës me një kallëzim penal për shpifje, ai u përgjigj:

Unë nuk bëj kallzime për zotin Basha, do ta ndjekë drejtësia e re. Vjedhja që ka bërë në Rrugën  e Kombit, 1.2 miliard euro për 62 km, i shpëtoi prokurorisë se ishte i ftohur për 6 muaj, tani është bërë këngëtar soprano dhe këndon shumë mirë. Edhe kur e kam lavdëruar se i lyen flokët shumë mirë nuk më ka akuzuar, më ka akuzuar vetëm kur i kam përmendur lekët e kunatit që në fakt janë lekët e zotit Basha”, tha Bushati.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT