Deputeti i opozitës dërgohet në Turqi, në gjendje të rëndë nga virusi

Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti është infektuar me COVID-19, dhe këtë e ka njoftuar sot Rudina Hajdari. Përmeti prej disa ditësh është dërguar në Turqi, për kurime më të specializuara, pasi pati probleme të rënda shëndetësore.

Ai ka shfaqur probleme serioze me frymëmarrjen gjatë qëndrimit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, dhe për këtë arsye ai është transportuar në Turqi.

Pak çaste më parë, nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari i ka uruar shërim të shpejtë kolegut të saj, duke bërë me dije se po kalon një periudhë të vështirë.

“Në radhë të parë më lejoni ti uroj kolegut tonë Andi Përmeti shërim sa më të shpejtë. Përmeti ka qenë i prekur nga Covid, dhe po kalon një periudhë të vështirë.

Në emër të kolegëve tanë të opozitës parlamentare, i urojmë shërim të shpejtë, dhe mezi presim të rikthehet këtu në sallë”, tha Hajdari.