E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Deputeti Çela reagon pas lajmeve për largimin nga LSI

Ditët e fundit, një lajm për largimin e një tjetër emri nga radhët e LSI ka qarkulluar në media, që pas largimit të Nasip Naços. Bëhet fjalë për ish-deputetin e LSI në Shkodër, Agron Çela.

Por duket se asgjë nuk është e vërtetë, pasi Çela ka reaguar sot në faqen e tij në Facebook dhe i ka përgënjeshtruar lajmet për largimin e tij.

“Të dashur miq! Votues të dashur unë me ju kam lidh besën për shkak të premtimeve të mbajtura dhe lidhjes së ngushtë së bashku. Unë si deputet i Qarkut të Shkodrës jam fokusuar gjithmonë në mbështetje të familjeve në nevojë, jo vetëm në zonë por në të gjithë Qarkun, si deputet, si zë i fortë i juaji, ku së bashku inaguruam me dhjetra investime.

Unë bashkë me ju sakrifikuam shumë, duke u mbështetur tek njëri-tjetri, ku në 6 qershor 2016 pritëm në Shkodër, mbi 15.000 vetë, ku dhatë shumë nga pritja juaj legjendare. Në vitin 2015 direkt pas zgjedhjeve lokale, pas humbjes fatale të PS në Shkodër u takova me z.Meta për t’i dhënë dorën dhe për t’u larguar nga LSI, reagimi ishte i menjëhershëm! Ai mu drejtua me premtimin se nëse vazhdoja të punoja fortë këto dy vite, pranë jush do të isha i pari i listës dhe do t’i siguroja 3 Mandate forcës tonë politike. Por, zhgënjimi do të vinte shumë shpejt! Takohem me z. Meta të shtunën dhe i them, se mënyra se si kjo fushatë u mbajt përgjatë gjithë këtyre muajve e për më tepër këto ditët e fundit, më ka zhgënjyer mua dhe elektoratin e LSI në Shkodër. Ofertat e Ilirit ishin qesharake, të majme dhe mosbesuese, sigurisht të papranuara nga unë. Në këto kushte pas presionit dhe telefonatave të votuesve të mi, të cilët më kërkuan me vendosmëri që mos të punoja më për te. Kam vendosur të tërhiqem nga gara!

Lexo edhe :   Kryemadhi nga Shkodra: Socialistët me LSI-në, Rilindja shkatërroi emrin e PS-së
Lexo edhe :   Kryemadhi nga Shkodra: Socialistët me LSI-në, Rilindja shkatërroi emrin e PS-së

S’mundem më ta përmbaj inatin dhe indinjatën. Prandaj, tërhiqem nga gara sot, deri në ditën që mandatin tim, do të jem në gjendje t’jua marrë qytetarëve shkodranë me votë e jo me lekë e presion. Me mirënjohje i juaji Agron Cela!”, ishte postimi i plotë në Facebook.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...