E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Deputetët e Shkodrës braktisin ‘Foltoren’,Berisha shantazhon Bashën me përgjime

Ish-kryeministri Berisha u ndal dje në Shkodër, duke mbajtur takimin e radhës për të fituar mbështetjen e bazës në luftën kundër Bashës. Berisha në këtë takim nuk pati asnjë deputet apo personalitet të ri krah tij.

Jozefina Topalli që pritej të shfaqej aty, nuk ishte e pranishme. Aty mungoi edhe kryetarja e Bashkisë dhe funksionarja më e lartë e PD në Shkodër, Voltana Ademi, por edhe emra të njohur të demokratëve në kryeqendrën e veriut si Bardh Spahia, kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amulli, por edhe vetë Jozefina Topalli, e cila në vend të saj kishte deleguar të bijën. Në krah të Berishës u shfaqen mbështetësit e përhershëm nga Tirana si Flamur Noka, Klevis Balliu, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri.

Nga ky takim, Berisha lëshoi sërish mesazhe kërcënuese dhe shantazhuese ndaj Bashës. Sali Berisha ka kërcënuar Lulzim Bashën se për të ka shumë dokumente ,që faktojnë biseda të ndryshme me të në zyrë për çështje të ndryshme.

“Në këtë iPad kam shumë dokumente, që faktojnë se Lulzim Bashës i kam thënë në zyrën time shumë gjëra. Ato gjëra që keni kërkuar ju. Unë këtu kam shumë dokumente, unë mund të faktoj shumë gjëra që i kam thënë Lulzim Bashës në zyrë ato që i keni kërkuar dhe ju, dhe e kam kritikuar.

I kam kërkuar të japë dorëheqjen në 2017, kam thënë se kryetari duhet të jepte dorëheqjen. Por nuk kam ndërhyrë në problemet e brendshme të partisë, dhe nuk kisha projekt për rikthimin në krye. Po të hyja pa projekt, vetëm se shkaktoja kaos. Por a ishte e drejtë të mos ndërhyja në problemet e PD? S’e kam sulmuar kurrë publikisht. Ky është gabimi im”, tha Berisha.

Lexo edhe :   Basha: Vetting politikanëve nga SPAK
Lexo edhe :   Basha v.s Berisha, topi ka vrarë shumë më pak se armët e tjera

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...