Majlinda Halilaj, e cila tashmë cilësohet si “deputetja e gafave”, ka zgjedhur që të heshtë, e të mos i përgjigjet gazetarëve. Ndodhur ngushtë lidhur me situatën që përjetoi në Kuvend, me gafat e shpeshta, ajo këtë herë është munduar që të dalë nga situata duke komunikuar me dikë në telefon.
Halilaj u shfaq në oborrin e Kuvendit, duke folur në telefon, ndërsa gazetarët tentuar t’i merrnin një prononcim se çfarë problemesh kishte marrë nga qytetarët, në mënyrë që t’i ngrinte në Kuvend.
Të vetmen përgjigje që dha ishte lidhur me fjalimin që mbajti dy javë më parë, duke thënë se nuk kishte ndodhur asgjë.
Kujtojmë këtu se dy javë më parë, teksa fliste për projektligjin e mazhorancës për “Korporatat e Investimeve”, ajo bëri gafa të shumta, ku një ndër to ishte edhe mos shqiptimi i fjalës “Korporatë”.