E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Denoncoi skandalet, juristi: Ja si Berisha më bën presion që të hesht

Juristi Romeo Kara, në një prononcim për mediat shprehet se ish-kryeministri Berisha dhe familjarët e tij po i bëjnë presion duke e paditur në gjykatë, në mënyrë që të heshtë dhe të tërhiqet nga tre kallëzimet që ka bërë për ish-kryeministrin.

Sipas tij, gjyqi ka për qëllim të pengojë proceset e ardhshme ndaj korrupsionit, por juristi është i bindur t’i shkojë deri në fund të drejtës së tij.

Ndërkohë, Romeo Kara nënvizoi se në seancën e ardhshme do të kërkojë që prokurori i çështjes të përjashtohet.

“Nuk mund të rrimë kaq pasiv në një gjyq politik, ku mohohet e drejta e fjalës, dhe që ka për qëllim që të pengojë proceset ndaj korrupsionit galopant të Berishës dhe Metës. Kam bërë tre kallëzimeve. Do të kërkoj që të përjashtohet prokurori i çështjes, që mungoi sot. Për çudi është i njëjti prokuror për tre gjyqe, në dy prej të cilëve unë jam dënuar”, tha Romeo Kara.

Karaj ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme, ish-kryeministrin Sali Berisha për një sërë shkeljesh.

Berisha akuzohet për “mashtrim, shpërdorim detyre dhe ushtrim ndikimi”, lidhur me negociatat për privatizimin e OSSH pesë vite më parë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I rikthehet tumori pas 9 vitesh, qytetarët solidarizohen me Adriana Matoshin

Aktorja e njohur, njëkohësisht dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, njoftoi miqtë e ndjekësit e saj një ditë më parë me anë të një...

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...