E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Denoncimi/ “Vangjush Dako shkatërron me ekskavator historinë kombëtare” (video)

Gazetari Aulon Kalaja ka denoncuar se si po shkatërrohen rrënojat e Durrësit antik.

Përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, tregon shkatërrimet që po bëhen nga eskavatorët e Bashkisë së Durrësit tek “Torra Veneciane”.

Sipas gazetarit, nisja e punimeve në zonën arkeologjike të kategorisë A, vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit Administrative.

Denoncimi i Aulon Kalasë:

Tani ne Durrës, tek “Torra Veneciane”:
Vangjush Dako shkatërron me eskavator historinë dhe trashëgiminë kombëtare.
Edhe pse e mbrojtëm për 2 vite radhazi, pushteti kriminal nuk pyet, po shikoni se si i trajton rrënojat shekullore.

Ditë më parë, denoncuam se si mjetet e rënda u rishfaqën gjatë fundjavës dhe gërmimet e ekskavatorit kthyen në një pirg gurësh, një pjesë të mureve të bastionit fortifikues të shek. XVII dhe ngrehinës së periudhës osmane, që u ripërdor më shumë se një shekull më parë si konaku i Princ Vidit – i cili për 6 muaj në vitin 1914 u ngrit në fron si mbret i shqiptarëve.

Thyerja e mureve të bastionit nxori në dritë objekte të reja arkeologjike, si kapitele, një bazament altari dhe objekte monumentale prej mermeri, një pjesë e të cilave datojnë sipas arkeologëve që në periudhën romake.

Rifillimi i punimeve për të ashtuquajturin projekti ‘Veliera’ – një mamuth betoni në hyrje të qytetit bregdetar, i shtrirë mbi një zonë arkeologjike të kategorisë “A” me shtresëzime që shkojnë deri në antikitetin e vonë, erdhi pas një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit.

Sipas ligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe rregullores së administrimit të zonës arkeologjike A dhe B, punimet që kryhen në qytetin e Durrësit duhen monitoruar nga arkeologët – nëpërmjet një marrëveshje trepalëshe që lidhet midis investitorit, kompanisë zbatuese të punimeve dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Tani ne Durres, tek “Torra Veneciane”:Vangjush Dako shkaterron me eskavator historine dhe trashigimine kombetare.Edhe pse e mbrojtem per 2 vite radhazi, pushteti kriminal nuk pyet, po shikoni se si i trajton rrenojat shekullore.

Publiée par Aulon Bej Kalaja sur Lundi 18 mars 2019

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...