E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Denoncimi i PD/  “Kanë votuar më shumë se një herë? KQZ nis verifikimin”

Nis kryqëzimi i të dhënave nga identifikimi biometrik për të zbuluar votimet e më shumë se një herë të një personi. Identifkimi elektronik i zgjedhësve, i cili nënkupton identifikimin e zgjedhësit nëpërmjet verifikimit të të dhënave personale nga leximi me pajisje dhe përqasja e tyre me bazën elektronike të të dhënave, si dhe regjistrimi në pajisje i shenjave daktiloskopike, ishte një nga risitë e zgjedhjeve të 25 Prillit për në Kuvend.

Aprovimi i këtij mekanizmi të ri në Kodin Zgjedhor ishte kërkuar me forcë nga PD dhe kishte qenë pjesë e konsensusit të arritur ndërmjet palëve për ndryshimet e Kodit Zgjedhor në Korrik 2020. Nëpërmjet identifikimit elektronik synohej të eleminohej votimi më shumë se një herë, në të njëjtën qendër votimi apo qendra të tjera, të eleminohej votimi për të tretët apo votimi familjar.

Ndërkaq, nga KQZ kanë konfirmuar se pas denoncimit  të Partisë Demokratike në KQZ, se disa persona mund të kenë votuar për më shumë se një herë në qendër votimi, kanë nisur hetimet administrative. Për të verifikuar këto dyshime, KQZ ka nisur të verifikojë pajisjet e identifikimit. Partia Demokratike ka kërkuar që të dhënat që do të përfitohen nga procesi i kryqëzimit ti vihen në dispozicion, për të parë nëse ka pasur ose jo votim të dyfishtë dhe nëse kjo ka ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve. Edhe LSI ka kërkuar filimimet e votimeve në disa qarqe ku dyshon se vota i është tjetërsuar.

Lexo edhe :   Deputeti i PD/ SPAK të zbresë te Bashkia e Fierit! Pse Petro Koçi ka të drejtë!
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase, është realizuar një supergol nga gjysmëfusha. Sulmuesi Robert...

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel pa pension, VKM nuk përcakton profesionet

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel ankohen në Fiks Fare se nuk po mundet të zgjidhin problemin që kanë hasur me pensionin. Duke u cilësuar si...