E martë, 27 Korrik, 2021
32.5 C
Tirana

Dënohet me vd*kje, kush ishte “vras*si serial i Hollywood-it”

I njohur si “vrasësi serial i Hollywood-it”, Michael Gargiulo, u dënua me vdekje pasi vrau dy gra dhe u përpoq të vriste një të tretë. Vendimi është marrë nga gjykatësi i Los Angelos, Larry Paul Fidler.

Rasti i 45-vjeçarit Gargiulo u bë pjesë e kronikës së zezë në median amerikane, pasi një nga viktimat, Ashley Ellerin, ishte një vajzë e cila po përgatitej të shkonte në takim me aktorin Ashton Kutcher. Ellerin humbi jetën pasi u godit 47 herë me thikë.

Viktima tjetër ishte Maria Bruno, 32-vjeç dhe nëna e katër fëmijëve. Gargiulo e vrau dhe më pas masakroi trupin e pajetë, duke krijuar terror te banorët.

Ndërkohë, Michel Murphy, ishte e vetmja që arriti të mbijetonte nga sulmi i tij. Pasi shpëtoi sulmit të Gargiulos, ajo ndihmoi hetuesit që të zgjidhnin dhe dy rastet e tjerë, pasi ajo ishte edhe identifikuesja e tij, që çoi më pas në arrestimin e tij.

Pas dhënies së vendimit, Gargiulo u shpreh se ishte dënuar me vdekje në mënyrë të padrejtë dhe të pajustifikueshme. Ai shtoi se kishte dashur të dëshmonte, por nuk e kishin lejuar. Ai u akuzua dhe në vitin 2011 në Ilinois për vrasjen në vitin 1993 të 18-vjeçares Trisia Pakasio. Babai i viktimës gjeti trupin e pajetë të vajzës në shkallët e banesës. Ajo ishte qëlluar me thikë 12 herë. Gargiulo, në atë kohë 17-vjeç, jetonte shumë pranë dhe fillimisht ishte i dyshuar, por nuk u akuzua deri në vitin 2003 pas një analize ADN-je.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit, reagon delegacioni i BE në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ka reaguar pas publikimit të raportit final nga ana e OSBE-ODIHR, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas...

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një...

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...

Covid/ Mbi 3,600 testime në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive në rritje

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 31 raste...