E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Dënimi i Karaxhiç, reagon Meta: Drejtësi e vonuar

Pas dënimit me burgim të përjetshëm të Radovan Karaxhiç, vjen reagimi i presidentit Ilir Meta.

Ai e quan këtë vendim një “drejtësi të vonuar”, por edhe një thirrje që të mos harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan.

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”, shkruan presidenti në Facebook.

73-vjeçari Karaxhiç u dënua me 40 vite burg në vitin 2016 nga tribunalja e Hagës, por ai e apeloi vendimin, duke pretenduar se ishte i bazuar në “thashetheme”.

Karaxhiç u shpall fajtor për 10 akuza te gjenocidit, krime lufte dhe mizori të tjera, përfshirë planifikimin e masakrës së Srebrenicës në korrik të vitit 1995, ku u vranë rreth 8000 myslimanë, një nga barbarizmat më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai gjithashtu u shpall fajtor për udhëheqjen e një fushate spastrimi etnik që detyroi kroatët dhe myslimanët të largoheshin nga zona serbe të Bosnjës gjatë luftës së Bosnjës 1992-1995 – duke përfshirë rrethimin e Sarajevës që rezultoi me vdekjen e më shumë se 10,000 njerëzve, rreth gjysma e të cilëve ishin civilë./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...