E premte, 26 Shkurt, 2021
19 C
Tirana

Dënimi i ish-kryebashkiakut të Lezhës/ PD: Ka pasur indicie për ndërhyrje politike

Partia Demokratike ka reaguar pas dënimit me 4 vite burg të ish-kreut të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shprehet se gjykimi ndaj tij ka pasur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi thotë se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Postimi i plotë:

Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.

Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën.  Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Twitter me risi të re, disa postime do të bëhen me pagesë

Rrjeti social Twitter do të sjellë një risi. Opsioni  i ri do të futet në muajin e ardhshëm ajo do të quhet Super Followers,...

Mjeku infeksionist bën thirrjen e fortë: Vendi duhet të futet në karantinë

Mjeku infeksonist Arben Pilaca i ka bërë thirrrje Komitetit Teknik për shtrëngim të masave sa nuk është vonë. Sipas Pilacës nuk duhet humbur asnjë sekondë,...

Ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar Ilir Metën

Ardian Dvorani është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një gjyqtar i shquar në betejën kundër korrupsionit, dhe ky fakt ka gëzuar shumë...

Kryemadhi: Marrim 100 mandate, kam frikë se PS nuk do të dalë as e treta

Monika Kryemadhi mendon se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një intervistë për A2, Kryemadhi...

Covid-19/ Bino: Situata është shqetësuese, ja kur do të vendosen masat e reja

Shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi se situata e Covid-19 është shumë shqetësuese dhe se duhet të zbatohen më përpikmëri masat...