Ekonomi

Denaj: Në ‘sitë’ Inspektorati i Punës, s’ka më punonjës të padeklaruar

               Publikuar në : 14:11 - 04/09/19 user tir

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj përgjatë një konference për mediat ditën e sotme theksoi se operacioni në ditët në vijim do të fokusohet tek deklarimi i punonjësve.

“Në fokus do të jetë Inspektorati i Punës, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve në punë dhe kundër informalitetit”, vijoi ajo. Po ashtu Denaj deklaroi se kanë mbërritur 1233 denoncime nga qytetarët, dhe vuri theksin tek efektet që ka dhënë ky aksion, nga bëhet e ditur se vetëm në muajin gusht janë deklaruar 8 mijë punonjës.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT