E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Demokracia përballet me kërcënime më të mëdha se Vladimir Putin apo Xi Jinping 

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/Epidemiologu jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, sqaroi udhëzimin më të fundit nga ekspertët e shëndetit, i cili...

Nga Philip Stephens “The Financial Times”

Fjalët më të mençura që kam lexuar këtë vit në lidhje me demokracitë e përparuara të botës, erdhën nga Aleks Janger, kreu në largim i Shërbimit të Sekrete të Britanisë së Madhe.

Ai paralajmëroi kundër reagimit të tepërt ndaj përpjekjeve të Rusisë dhe të tjerëve për të përmbysur shoqëritë perëndimore.

Sigurisht, agjenci të tilla si ajo që drejtonte Janger duhet t’i kundërshtojnë operacione të tilla. Por problemet nuk fillojnë apo mbarojnë në Moskë. Tërheqja e demokracisë është një narrativë e preferuara e kohërave tona. Dhe është e lehtë të shihet pse.

Kudo që hedh sytë, udhëheqësit e vetëquajtur “të fortë” po tallen me vlerat liberale. Marshimi përpara i demokracisë gjatë epokës së hershme të pasluftës, tani ka pësuar një tërheqje. Liderë autoritarë të palëkundur si Vladimir Putin i Rusisë dhe Xi Jinping i Kinës, janë bërë bashke me nacionalistë jo-liberalë si Rexhep Taip Erdogan në Turqi dhe Narendra Modi në Indi.

BE ka autokratët e vet, edhe me të vegjël, si ai në Hungari Viktor Orban. Partia qeverisëse në Polonisë, Ligj dhe Drejtësi, është përballur me hetime nga autoritetet e BE-së për minimin e pavarësisë së gjykatësve. Partitë populiste i kanë tronditur elitat drejtuese të establishmentit në të gjithë Evropën.

Më e keqja nga të gjitha:demokracia më e fuqishme në botë ka në krye presidentin Donald Trumpin, një lider me prirje autoritare, dhe që e shpërfill hapur sundimin e ligjit. Nuk është ndonjë habi, që përpjekjet e regjimit të Putinit për të nxitur përçarje duke përhapur dezinformacione, dhe mbështetur ekstremistët e ekstremit të djathtë dhe të atij të majtë, po provokojnë një indinjatë të madhe.

Po kështu ndodh edhe me vendosmërinë e dukshme e Pekinit për të kombinuar shtypjen brutale politike në vend, me sulmet e vazhdueshme kibernetike ndaj biznesit perëndimor dhe institucioneve publike. Nuk është gjithmonë e qartë se sa do të rezistojë qendra demokratike.

Pas një jete duke luftuar kundër inkursioneve të tilla, Sër Aleks është mësuar me rreziqet. Por, siç e tha në një intervistë për “Financial Times”, ne nuk duhet t’i bashkojmë problemet e brendshme me kërcënimet e jashtme. Merrni rastin e Putinit:”Unë mendoj se është realisht e rëndësishme që të shmangim dy gabime:së pari të bëjmë punën e Rusisë për të, duke e ekzagjeruar me rrezikun. Së dyti, mendoj se duhet t’i trajtojmë këto gjëra në përpjesëtim të drejtë. Nuk i krijuan rusët gjërat që na ndajnë ne sot”.

“Ne i krijuam ato vetë ato” është një mendim që duhet mbajtur në çdo diskutim, mbi mënyrën se si demokracitë mund ta rifitojnë besimin e qytetarëve të tyre. Thuhet shpesh se bota po përjeton një moment “tukidian”, me fuqinë që rrjedh nga SHBA drejt një Kine në rritje të shpejtë, duke krijuar tensione të tilla si ato midis Athinës dhe Spartës në shekullin V Para Krishtit.

Ky ndryshim shqetësues, u ka dhënë autokratëve si Putin shansin të prishin dhe sfidojnë supozimet e pasluftës në lidhje me politikën liberale dhe tregjet e hapura. E gjitha kjo është e vërtetë. Por, siç sugjeron Sër Aleks, ata që kërkojnë shkakun kryesor të sëmundjeve të demokracisë, duhet të fillojnë kërkimet nga afër shtëpisë.

Dhe vendi për t’ia filluar është kriza financiare e vitit 2008. Për mendimin tim, historianët do ta regjistrojnë rënien e sistemit bankar dhe recesionin që pasoi, si ngjarjen më të rëndësishme gjeopolitike të dekadave të para të këtij shekulli.

Në një farë niveli, ajo krizë e zhvendosi pjesën më të madhe të fuqisë nga Perëndimi tek shtetet e tjera në rritje. Më i rëndësishëm ishte dëmi i shkaktuar në shtëpi. Pabarazitë dhe ankesat që u shfrytëzuan nga Trump dhe kolegët e tij demagogë nuk u shfaqën brenda natës. Por kriza nxori më në pah padrejtësitë e akumuluara nga kapitalizmi laissez-faire (na lini të bëjmë ç’të duam), bumi teknologjik dhe globalizimi.

Stabiliteti politik i epokës së pasluftës u garantua nga një konsensus. Në SHBA, ajo u quajt ëndrra Amerikane; në Evropë, sistemi i tregut social. Ekonomia e tregut do të ofronte një përhapje të gjerë të standardeve dhe mundësive në rritje të jetesës.

Ky sistem, ishte duke u shkatërruar edhe para krizës së 2008-ës. Elitat politike dhe të biznesit, i dhanë goditjen e fundit me programet e tyre të kursimit pas krizës, të cilat detyruan viktimat të paguanin në emër të bankierëve.

Rrugës, ato e shkatërruan atmosferën e pashmangshmërisë, që i ishte dhënë dikur ekonomisë së tregut të lirë të konsensusit të Uashingtonit. Rindërtimi i besimit, kërkon një politikë që e vlerëson fushën publike dhe ri-balancon politikat qeveritare për shpenzimet, taksat, konkurrencën, arsimin dhe mirëqenien për të zgjeruar mundësitë.

Kjo do të jetë masa me të cilën qytetarët e zhgënjyer vlerësojnë përgjigjet ekonomike afatmesme ndaj pandemisë. Në masën që Covid-19 ka diskriminuar viktimat e tij përtej ndarjes së dukshme mes të rinjve dhe të moshuarve, kostot kanë rënë për më pak të prosperuarit dhe më të pasigurtët.

Gjëja e çuditshme është se pavarësisht trimërisë që shfaqin, autokratët dhe despotët janë plotësisht të vetëdijshëm mbi forcën e qenësishme të demokracisë. Ata gjithashtu e dinë brishtësinë e regjimeve autoritare. Nëse perëndimi kritikohet si dekadent, liderë autoritarë nuk po i shohin perëndimorët që të tundin pankarta në rrugë duke kërkuar më pak liri.

Putin jeton në frikën e “revolucioneve me ngjyra”. Xi Jingping këmbëngul që të gjithë zyrtarët në rritje në hierarkinë e Partisë Komuniste Kineze ta mësojnë mirë, se nëse i japin qoftë edhe një pëllëmbë hapësirë demokracisë, ata do të përballen me thirrjet e pa rezistueshme të qytetarëve për liri.

Sigurisht është me rëndësi që Perëndimi po vepron për të ndalur Putinin. Dhe më e rëndësishme akoma, kjo tregon vendosmërinë në luftën kundër strategjitë së Xi Jingping të represionit dhe imponimit. Por shpëtimi i demokracisë? Mënyra e duhur për ta bërë këtë, është të rregullojmë politikat ekonomike dhe sociale, që u kanë hequr legjitimitetin shoqërive liberale në sytë e qytetarëve të tyre.

Burimi i lajmit: https://www.ft.com/content/db7e5a06-ea44-4cce-9076-4c00a48aec8f

Përshtatur nga Tirana Today

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rast i veçantë: Mbrojtësi i Interit, negativ dy ditë pasi u infektua me Covid

Mbrojtësi, Achraf Hakimi kthehet negativ vetëm dy ditë pasi rezultoi pozitiv në prag të ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach. Një rast sa i çuditshëm, aq edhe...

Nuk kaloi vetingun, KPA rikthen në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Fuat Vjerdha bëhet i pari në sistemin e drejtësisë, i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Komisioni i...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

U shoqërua në polici, lirohet ish-deputeti Eduart Ndocaj

Ish-deputeti, Eudart Ndocaj është lënë i lirë nga policia. Ndocaj u arrestua paraditen e sotme përpara shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Lezhë, teksa pritej...

Rama nga shtëpia e Gjergj Fishtës: Dallimi mes asaj që kishim dhe që duam

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social, Facebook fotot e shtëpisë së rikonstruktuar të shkrimtarit të madh, Gjergj Fishta. Rama thekson se ashtu si...