Kryetarë i komisionit shtetërorë për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi do të takohet me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane javën e ardhshme.
Në këtë takimi Bulliqit do t’i kërkohet një raport për rezultatet që ka arritur të nxjerrë së bashku me kolegët e tij deri më tani për këtë marrëveshje.
Kësisoj, anëtari i komisionit për Integrime Evropiane, Ilir Deda ka treguar se çka do të ndërmarrin tani për ratifikimin e marrëveshjes me shtetin fqinjë. Ai thotë se Demarkacioni është bërë pjesë e agjendës evropiane. Prandaj, sipas tij, kjo hynë në kuadër të komisionit ku ai bënë pjesë.
Deda: Ne si komision për integrime evropiane jemi marrë vesh që shumë shpejt gjatë javëve të ardhshme do ta ftojmë z. Shpejtim Bulliqin të vjen në komision për integrime dhe të kemi një shkëmbim me të në lidhje me çështjen e demarkacionit, sepse demarkacioni tash është bërë pjesë e agjendës evropiane dhe vjen edhe në fushëveprimin e komisionit për integrime evropiane.
Tutje, ai ka shpjeguar edhe mënyrën që do të duhej të përdoret për ta zgjidhur marrëveshjen e Demarkacionit me shtetin fqinje. Po ashtu deputeti i Alternativës, ka theksuar se gjatë takimit me Bulliqin do të vlerësohet raporti i rezultateve të deri tanishme, shkruan indeksi.
Deda: Duhet që në mënyrë institucionale ta zgjidhim këtë problem, sa i përket komisionit për integrime evropiane ne shumë shpejt kemi marrëveshje ta thërrasim z.Bulliqi të vije në komision për integrime dhe të kemi një shkëmbim bisedash po ashtu edhe një raport nga ana e tij për punën që është duke e bërë dhe të dëgjojmë vendimet e anëtareve të komisionit për integrime evropiane për këtë çështje.