Një grua vrapoi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, për të protestuar kundër dhunës seksuale në Ukrainë.
Protestuesja hoqi një fustan për të zbuluar fjalët “mos na përdhunoni”, të pikturuara në trupin e saj, së bashku me ngjyrat e flamurit ukrainas.
Autoritetet ukrainase kanë thënë se po hetojnë rastet e përdhunimit të grave, nga forcat ruse.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today