E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Del teza e testit të maturës, pak minuta para nisjes së provimit

Çdo vit ka rrjedhje të tezës, pak para se maturantët të hyjnë në provim. Ndonëse denoncohet në mënyrë të vazhdueshme, kjo problematikë duket se ende nuk ka marrë zgjidhje. Eksperti i Arsimit pranë PD, Ndriçim Mehmeti ka denoncuar këtë rast, i cili është i përsëritur.

Ai ka publikuar tezën e provimit të Gjuhë-Letërsisë, ndërsa thotë se ka qarkulluar sapo ka nisur provimi. Ndriçim Mehmeti akuzon Ministren e Arsimit, Evis Kushin, për keqmenaxhim të sistemit arsimor.

“Nuk heqim dore nga tradita e mire e daljes, shperndarjes dhe zgjidhjes se testit ne kohen e duhur. Qe ne oren 10.00 testi i Gjuhes Shqipe dhe Letersise ka marre rruget nga shkollat ne tryezat e kafeneve per zgjidhje dhe dorezim pergjigjesh ne kohen e duhur. E kam te qarte qe fajin e ka opozita, se ka brenda ata te FRPD dhe mesues te djathte qe duan ti nxijne faqen arsimit Rilindas. Ky eshte nje mireadminstrim i çorganizuar me sukses nga Ministria e Arsimit. Mos e kerkoni fajin askund veç paaftesise tuaj. Suksese ne jete zysh Kushi”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...