E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

”Del në treg” zemra e parë artificiale, ja sa do kushtojë

Kompania franceze, Carmat SA, ka marrë miratimin për zemrën e parë artificiale.

Sipas agjencisë Bloomberg, projekti nisi në vitin 1993 dhe kërkimi dhe zhvillimi është kryer nga kompania e raketave Matra, e cila më pas u bë pjesë e kompanisë së prodhimit të aeroplanëve Airbus, aktualisht aksioneri më i madh i Carmat.

Carmat ka aplikuar për marrjen e markës CE, ekuivalente e Bashkimit Europian me miratimin që jep FDA-ja amerikane, dhjetë vjet më parë, dhe marka u dha këtë javë.

Kjo pajisje, sot është një urë për të transplantuar zemrën e gjallë tek të gjithë njerëzit me probleme kardiake, por nuk mund të jetë një zëvendësuese e përhershme.

Carmat synon ta shesë zemrën artificiale me vlerë 700 euro deri në vitin 2030. Kjo pajisje pritet t’ju shërbejë njerëzve që kanë insuficensë kardiake dhe nuk iu përgjigjen trajtimeve mjekësore.

Miliona pacientë humbasin jetën pasi nuk arrijnë dot që të gjejnë një numër të mjaftueshëm dhuruesish. Drejtori i kompanisë tha se kjo është një arritje e madhe.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...