Editorial - Opinione

Deklarimi vjetor është taksim i të varfërve


               Publikuar në : 15:29 - 19/11/19 B H

Nga: Klodian Tomorri

Dëgjova drejtoreshën e Tatimeve dje te justifikonte detyrimin e qytetareve te dypunesuar për te bere deklarim vjetor, dhe rrjedhimisht për te paguar me shume taksa, si një mase qe nuk synon rritjen e barrës, por barazinë ne treg.

Mire shume. Tani, mblidhni pak te gjithë mendimtarët qe keni ne qeveri dhe na zgjidhni pak këtë ekuacionin!
Rasti 1:
Një qytetar punon vetëm një muaj në vit dhe pjesën tjetër të vitit rri I papunë. Gjatë këtij muaji ai bën dy punë të ndryshme nga të cilat siguron në total 3.5 milionë lekë të vjetra. Për këtë nivel të ardhurash, taksa që ky qytetar do të paguajë në shtet është 616 mijë lekë të vjetra.

Rasti 2:
Një qytetar tjetër bën vetëm një punë, por punon në të gjithë muajt e vitit. Ai paguhet 300 mijë lekë në muaj ose 3.6 milionë lekë të vjetra në vit. Taksa që ky qytetar paguan në shtet është zero.

Pra, qytetari që merr 3.5 mln lekë rrogë ne vit paguan 616 mijë lekë taksa. Ai që merr 3.6 milionë lekë rrogë ne vit paguan zero taksa. Pyetje për qeverinë: Po kjo është e barabartë?

Morali I fabulës:
Taksa progresive dhe barazia nuk shkojnë asnjëherë më njëra tjetrën. Progresivizmi është trade-off mes barazisë dhe dhembshurisë. Është një konsensus, ku shoqëria cënon barazinë dhe drejtësinë për të ndihmuar pjesën më vulnerabil të saj, pra për të mos lënë njeri pas.

Koncepti strikt i barazisë është taksa lump sum. Madje as taksa e sheshte nuk eshte, por lump sum, pra taksa për koke ku çdo njeri paguan te njëjtën takse fikse. Por meqenëse tregu, aftësitë, rrethanat dhe fati bëjnë qe një pjese e individëve te mbeten pas apo te bien ne mjerim, shoqëria bën këtë konsensus. Dhembshuri ne kurriz te barazisë dhe drejtësisë.

Ah dhe një gjë. Mos gënjeni me here tjetër kur sillni shembuj me njerëz qe paguhen 2.5 milionë leke ne muaj. Sepse te gjithë ata qe kane page mbi 1.66 milione leke ne muaj e kane prej vitesh detyrimin për te bere deklarim vjetor te ardhurash. Ky rregullimi i fundit eshte per taksuar fukarenjtë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT