E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

Deklaratat e Vuçiç / Flasin Lubonja dhe Zheji

Analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja komentuan në emisionin “Pikat mbi i”, në News24, deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, i cili theksoi se sondazhet lëvizin me 1-3% dhe pas liderit të opozitës, Lulzim Basha, qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.

Në analizën e tij, Lubonja u shpreh se është e rrejshme deklarata e Vuçiç se vetëm Sali Berisha flet për Shqipërinë etnike, pasi sipas tij, një gjë të tillë e ka bërë edhe Edi Rama, madje aksionet e këtij të fundit kanë qenë më të forta.

Ndërsa për analistin Zheji Vuçiç bëri të njëjtën gjë që po bën Rama në fushatë elektorale, që relativizon peshën e Lulzim Bashës, duke ngritur dyshime që deklarata e Presidentit serb të jetë përkthyer nga shqipja në serbisht dhe ai thjesht e ka lexuar.

Pjesë nga diskutimet:
Deklarata e Vuçiç, a po hyn Beogradi në fushatën zgjedhore në Shqipëri?

Lubonja: Po, e ka bërë dhe Rama në Mal të Zi. Mund t’i bësh disa komente deklaratës së Vuçiç. E para është se ndoshta Vuçiç nuk e di se duke e mbështetur Ramës më shumë i prish punë, se sa i ndreq punë, popullatës shqiptare. Peshon më shumë mbi shumicën e njerëzve, se mbi Ramën. E dyta, është e rrejshme kjo deklarata që vetëm Sali Berisha flet për Shqipërinë etnike, sepse kjo ka qenë dhe e Ramës, madje aksionet e tij kanë qenë dhe më të forta. Aksioni i fundit që Vuçiç bëri me Ramën ishte pikërisht aksioni për ndryshimin e kufijve të Kosovës, ku Vuçiç merrte një copë. Besoj se Vuçiç i jep një ndihmë Ramës, duke qenë figurë e njohur ndërkombëtarisht, sepse duke etiketuar kundërshtarët e tij si rrezik për Ballkanin, duke krijuar Shqipërinë e Madhe, ndikon në qarqe të caktuara për ta paraqitur Ramën si figurë të moderuar, me vizion evropian. Kjo mund t’i japë mbështetjen, që Rama kërkon.

 

 

Zheji: Mendoj që kemi një krahasim si dy pika uji mbi situatën politike në Shqipëri. Nëse Rama në fushatën elektorale relativizon peshën e Lulzim Bashës, të njëjtën gjë bën dhe Vuçiç. Ndoshta atij i përkthejnë një tekst nga shqipja në serbisht dhe Vuçiç e lexon, sepse nuk ka nga ta dijë Vuçiç raportin e Bashës me Ramën, dhe të njëjtën gjë që i thotë Rama, pra që pas Bashës fshihet Berisha. Vuçiç nuk ka kompleks ta bëjë deklaratën haptazi, sepse ai do të krijojë rrezikun “Basha”, rrezikun e opozitës, dhe krijon alarmin te Merkel, e të tjerët, se nëse këtu fiton opozita, situata del nga kontrolli. Mua më duket një diversion i pastër.

Lubonja: Vuçiç kërkon Ramën partner, ashtu si dhe Erdogan. Rama ka krijuar interesat e tij qoftë për Vuçiç, qoftë për Erdogan. Opozita nuk e ka përdorur sa duhet këtë mbështetje, që është problematike për shqiptarët.

Zheji: Në disa raunde Rama dhe Vuçiç kanë shkëmbyer disa kredite në favor të të tretëve. Kjo ka ndodhur kryesisht në mandatin e parë të Ramës, kur shkoi disa herë në Beograd, dhe favoret i merrte Merkel. Vuçiç mori, me ndihmën e kryeministrit shqiptar, një shfajësim, edhe pse nuk arrit marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës. Është e turpshme, pasi ishte bashkë me Millosheviç për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës. Ajo çka Vuçiç bëri si personazh, edhe me ndihmën e kryeministrit Rama, është se u pastrua. Tani Vuçiç po i rikthen borxhin.

Lubonja: Ai sulmon Berishën që është për bashkimin, ndjehet krenar që po mbron status-quon, hartën siç është, dhe lidhjen ua lë të tjerëve ta bëjnë. Indirekt nënkuptohet se Rama është njeriu që ai e pranon më shumë për të mbrojtur këtë situatë. Berisha ka bërë disa deklarata që kanë qenë shqetësuese për kancelarinë ndërkombëtare. Deklarata më e papranueshme ishte kur tha se shqiptarët duhet të jetojnë në 5 shtete, ku përfshihej Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia, ndoshta ai nënkuptonte dhe Greqinë. Basha është treguar më i kujdesshëm, nuk ka bërë deklarata të tilla, nuk ka bërë deklarata kundër këtij vizioni, por unë mendoj se retorika e të dy partive tona, kur vjen puna për bashkimin, është ambigue. Gjëja më konkrete, që ka qenë problematike për ndërkombëtarët, ka qenë ajo që bëri Rama, ndryshimi i kufijve të Kosovës, që nënkuptonte ndryshim të kufijve të Ballkanit.

Zheji: Si një ish-ministër i Jashtëm dhe që e njeh mirë diplomacinë, Basha nuk i bën këto gabime. Edhe Berisha apo Rama mund të bëjnë ndonjë lapsus, por e dinë shumë mirë se ndryshimi i kufijve nuk bëhet pa ndërkombëtarët. Nëse hapet dritë jeshile për nacionalizëm shqiptar, do të thotë ndezja e një lufte në Ballkan. Nuk mendoj se Vuçiç e ka seriozisht kur e thotë, ai më tepër ndoshta nxit Moskën. Ai i thotë Moskës që “dëgjo, mua po më vështirësohet situata”. Moska është sponsor kryesor ushtarak i Serbisë. Është e çuditshme si është toleruar nga SHBA dhe BE ndërtimi i një baze të tillë ushtarake ruse në Serbi. Pra, Vuçiç bën një lojë të trefishtë, këtej si vdes për BE, këtej i lidhur me Moskën dhe nga ana tjetër i buzëqesh Merkelit. Është kjo lojë që i ka nxjerrë gjithmonë plot serbët.

Lubonja: Nuk jam plotësisht dakord me këtë që thotë Zheji. Ai përmend Moskën, por po t’i bëjmë një analizë, projekti Vuçiç-Rama për Kosovën, nuk ishte i Moskës, por Amerikan, ku ka luajtur rol edhe në ardhjen e Trump. Është fat që fitoi Biden dhe mbaron ky proces. Edhe Amerika ka interes ta mbajë Serbinë këtej, jo andej, ndaj Vuçiç është bërë faktor më i rëndësishëm se ka qenë përpara. Kështu që, kjo mbështetje që ai i jep Ramës, ka peshë. Ka qenë politikë e Trump kjo që ka bërë Vuçiç dhe ka qenë tregues i faktit se Serbia është bërë faktor më i rëndësishëm. /BalkanWeb/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...