Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Deklarata tronditëse e Balliut: Rrezikojmë daljen nga NATO-ja

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Deklarata tronditëse e Balliut: Rrezikojmë daljen nga NATO-ja

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë një deklaratë të fortë teksa thekson se Shqipëria rrezikon të largohet nga NATO.

Balliu ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ku ndër të tjera u shpreh se qëllimi i partisë socialiste është të shkatërrojë policinë dhe ushtrinë, duke lënë kështu trafikantët të lulëzojnë.

“Sot vendet e Evropës kërkojnë të na heqin vizat, po rrezikojmë dhe të largohemi nga NATO. Qëllimi i PS është shkatërrimi i policisë, i ushtrisë. E vetmja gjë që ka lulëzuar janë narko-trafikantët”, shprehet Balliu.

Ish-deputeti foli edhe për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” për blerjen e votave në Dibër nga socialistët, duke e cilësuar këtë një rast unikal në të gjithë botën.

“Varfërimi ishte i nevojshëm, sepse do të ishte e pamundur që një votë të kushtonte 50 mijë lekë. Është rast unikal që ndodh në Evropë dhe gjithë botën, ku qeveria kapet duke bërë krim elektoral dhe asnjë nuk mban përgjegjësi. Rama flet sot për krim elektoral, por vetë është kapur duke bërë krim. Ato përgjime kanë faktuar se vjedhja e votës nuk ka ndodhur vetëm një zonë të caktuar, por në mbarë Shqipërinë. Arkitekti ishte vetëm Edi Rama”, tha ish-deputeti.

Pjesë nga intervista:
Këtu nuk ndodh asgjë, pavarësisht deklaratave të PD e PS..
Qëllimi i Ramës ishte ngritja e narko-shtetit. Siç thotë Gandi “duhet ta varfërosh një popull, që ta sundosh”. Rama kapi dhe drejtësinë, ku i garantoi krimit të organizuar se nuk do të preken, ndaj dhe le të bënin çfarë të donin. Në vend që të arrestohen ministrat e dalë në përgjime, si Saimir Tahiri, që kanabizoi vendin, arrestohen deputetët, si Dhurata Çupi. PS ka një lidhje genetike dhe ideologjike me Partinë e Punës dhe këtë mund ta provoj.

Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Erjon Braçe, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu (vajza e një ish-sigurimsi), Olta Xhaçka, vajza e Natasha Xhaçkës që dënonte vajzat në kohën e Enver Hoxhës, Erion Veliaj me dy prindërit ushtarakë komunistë.

Baballarët e këtyre kanë burgosur Ali Spanihë. Sot fëmijët e atyre burgosin djalin e Ali Spahisë. Ata bënin zgjedhjet me një parti, sot fëmijët e tyre kërkojnë të bëjnë zgjedhje me një parti, duke shkelur ligjet, dekretin e Presidentit, vullnetin e popullit.

Krimi këtu bënim namin, bën deputet. Habilajt këtu nxorën ministër të Brendshëm, emëruan Saimir Tahirin, që Rama e quajti ministrin më të suksesshëm, se për të ky ishte qëllimi, kanabizimi i Shqipërisë. Sot vendet e Evropës kërkojnë të na heqin vizat, po rrezikojmë dhe nga NATO. Qëllimi i PS është shkatërrimi i policisë, i ushtrisë. E vetmja gjë që ka lulëzuar janë narko-trafikantët.

Çfarë do ndodhë deri më 30 qershor?
Ne jemi të përgatitur për gjithçka, pasi këtu nuk bëhet fjalë për interes të PD, por për një luftë mes demokracisë, pluralizmit dhe diktaturës. Për demokraci ne jemi gati të bëjmë gjithçka. Pas çdo proteste e të opozitës ka pasur të arrestuar. Jemi një shtet pa polici, pa Forca të Armatosura, pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, ne jemi një shtet ku kapesh me presh në dorë duke vjedhur vota dhe jo vetëm nuk arrestohen, por tallen me shqiptarët.

Në darën e 30 qershorit, opozita apo mazhoranca?
Mazhorancë janë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë folur duke mbushur sheshet. Qeveria e drogës i ka orët e numëruara. Pa largimin dhe ndëshkimin e tyre nuk do të mund të ketë votime të rreme, fallso të organizuar nga tufë me banditë dhe kriminelë.
Erion Veliaj i ka të dy, edhe nënë edhe babanë, ushtarakë komunistë. Ku i ka çuar 40 milionë euro, pse nuk janë bërë shkolla të reja? E gjitha ka qenë varfërimi i popullit.

Çfarë do ndodhë nesër në Kolegjin Zgjedhor?
Këta janë pak injorantë, si del Rama dhe thotë ‘e di çfarë do bëjë Gjykata Kushtetuese’, kur ne nuk e kemi këtë gjykatë. E ka në plan ta emërojë vetë Gjykatën Kushtetuese, mund të vërë ndonjë të afërt të Taulantit, ose Lindën, se e kanë kthyer në biznes këta. Nuk e kuptoj pse mblidhen, Presidenti jep urdhër, është në Fletoren Zyrtare, por këtu ka rënë gjithçka, ka mbetur narko-trafikantët dhe një parti që kërkon të shkatërrojë demokracinë me çdo kusht.

Ju kishin një numër të konsiderueshëm njerëzish në protestën e 21 qershorit, por Rama nuk komentoi. Si do përvijojë protesta e opozitës?
Do doja të pyesnit kryeministrin “kush ia preu gjuhën ditën e protestës, më 21 qershor?” Nxori çapaçulin e vetë, Erion Veliajn, që është më i zi se ai. Do ta marrë përgjigjen që meriton nga qytetarët shqiptarë, ne do bëjmë gjithçka për ta shpëtuar pluralizmin.

 

Tags: deklarataedi ramaKlevis BalliuNATOpergjimet

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Emri/ Zhduket 31-vjeçari, shokët ngrenë alarmin për zhdukjen e tij

Emri/ Zhduket 31-vjeçari, shokët ngrenë alarmin për zhdukjen e tij

Kriza politike në Shqipëri, VATRA u bën thirrjen e fortë palëve

Kriza politike në Shqipëri, VATRA u bën thirrjen e fortë palëve

Hodhën flamujt shqiptarë përtokë/ Berisha: Nuk kanë nder

Hodhën flamujt shqiptarë përtokë/ Berisha: Nuk kanë nder

JU REKOMANDJOMË

Plas grushti në derbi, lojtarët përleshen në fushë (Video)

Plas grushti në derbi, lojtarët përleshen në fushë (Video)

2 vjet ago
Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

2 vjet ago
Spanja u eliminua, Ramos me lot në sy: Ata duhet të jenë krenarë

Urrejtja e theksuar e maltezëve ndaj Sergio Ramos, zbulohet arsyeja

4 vjet ago
Video/Nënat shqiptare qajnë me lot rrugët e Evropës

Video/Nënat shqiptare qajnë me lot rrugët e Evropës

5 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com