Deklarata e epidemiologut/ Në vjeshtë pritet vala e dytë e COVID-19

Gjatë vjeshtës pritet një valë e dytë e epidemisë. Kjo është paralajmëruar nga mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti.

Në emisionin “Open” në Top Channel, Alimehmeti tha se rikthimi i pandemisë përkon shumë me gripin stinor. Ai tha më tej se vala e dytë pritet të jetë më e lehtë, pasi trupi është përballur një herë me virusin.

“Sipas studimeve, në vjeshtë pritet një valë e dytë infektimesh. Në vendet që kanë pasur një valë të fortë herën e parë, vala e dytë do jetë shumë e lehtë, pasi trupi është i njohur me virusin.

Në vendin tonë, gjatë kësaj periudhe duhen bërë studime për të parë se sa qytetarë kanë qenë në kontakt me virusin. Kjo sepse do na ndihmojë për valën e dytë”, tha Alimehmeti.