E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Deklarata/ Berisha rikthimin në krye të PD-së apo presion ndaj Bashës?

Kur kanë mbetur vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike, duket se debati është bërë edhe më i trazuar, sidomos ndaj z. Basha. Pas kritikave të ashpra të tre rivalëve, Shehaj, Harxhi e Kadilli, gjatë gjithë fushatës,  të enjten në darkë ka ardhur edhe një “grusht nën  brez” për Bashën nga ish kreu historik i PD-së, Sali Berisha. Kështu, tetë vite pasi dha dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike dhe kur deklaroi se nuk do të merrte më detyra drejtuese, ai ka bërë një kthesë 180 gradë për shkak të vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit që e shpalli “non grata” atë dhe familjen e tij. “Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë këtë shprehje dhe e përdor prapë. Unë po ecja në një drejtim, por kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia” – tha Berisha teksa u pyet nga Çim Peka nëse e përjashtonte një rikthim në krye të PD-së. Sipas tij, ai nuk do përjashtonte “asnjë të drejtë kushtetuese që i lejohej”.

Kjo deklaratë e Berishës, e papritur të paktën deri dje, pritet të trazojë ujërat në selinë e Partisë Demokratike. Analistë politikë e kanë konsideruar këtë deklaratë të Berishës si një presion të hapur ndaj z. Basha që të jetë një mbrojtës edhe më i flaktë ndaj figurës së tij dhe të mos lëshojë për shkak të presioneve që mund të ketë kreu i PD-së nga ndërkombëtarët për të mos mbrojtur më figurën e ish Kryeministrit. Sipas analistëve, kjo deklaratë e Berishës pason akuzat e Nishanit, Kadillit dhe Harxhit që, Basha e ka ditur shumë kohë më parë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” por nuk e ka lajmëruar ish kreun e PD-së për këtë çështje./Tirana Today

Lexo edhe :   Kadilli: Synoj shndrrimin e PD në një lëvizje popullore
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...