Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka komentuar ardhjen në pushtet të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Gjatë një interviste dhënë për të përditshmen gjermane “Der Standard”, Vuçiç ka folur për të ardhmen mes Kosovës dhe Serbisë.
Sa i përket mundësisë për heqjen e taksës, Vuçiç tha se duhet të pritet për të parë se si do veprohet.
“Nëse Kurti dëshiron të rregullojë diçka, atëherë le të shohim se çfarë mund të bëjmë”, deklaroi Vuçiç.
Po ashtu, nuk mohoi se ndihet i frikësuar sa i takon influencës që Kurti mund të ketë në dialog, duke iu referuar deklaratave të fundit.
“Kam frikë për ndikimin (që mund të ketë në dialog). Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”, u shpreh Vuçiç.