Aktualitet

Degradon sherri mes dy personave në Durrës, ndërhyn menjëherë policia


               Publikuar në : 09:39 - 20/11/19 L M

Një 55-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pas akuzohet për kanosje me thikë.

Pas një konflikti, i arrestuari ka kanosur me thikë shtetasin me iniciale K. R., 41 vjeç, banues në Durrës.

“N. M., 55 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me thikë shtetasin K. R., 41 vjeç, banues në Durrës. Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, bëhet me dije se një tjetër person është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT