E diel, 24 Tetor, 2021
20.5 C
Tirana

Dëgjonte stacione të huaja, peshkatarin e ekzekutojnë para 100 punëtorëve

Kapiteni i një anije peshkimi në Korenë e Veriut është ekzekutuar në publik, pasi kishte dëgjuar radio të huaj.

Autoritetet koreano-veriore, e ekzekutuan atë në publik përpara 100 punëtorëve të tjerë të peshkimit, pasi ishte spiunuar nga kolegët e tij.

Sipas Daily Mail, 40-vjeçari dëgjonte Radio Azia e Lirë, e financuar nga qeveria e SHBA. Marinari, i cili më parë kishte shërbyer në ushtri, kishte pranuar para autoriteteve se të njëjtën radio e dëgjonte prej 15 vitesh. Kur dilte për peshkim, ai dëgjonte lajmet dhe programet e radios së huaj në det të hapur. Vetëm se ai dëgjonte radio të huaj, është ndëshkuar me marrjen e jetës.

Burri në fjalë, kapte valët e stacioneve të huaja gjatë kohës që dilte në det me anije për të peshkuar. RFA bëri me dije se kapiteni i njohur si Choi, u ekzekutua me skuadër pushkatimi përpara 100 peshkatarëve të tjerë.

Një zyrtar i shtetit diktatorial tha se Choi dëgjonte radio të huaja që prej kohës që punonte në ushtri, ndërsa këtë “ves” nuk kishte mundur ta hiqte edhe pasi u largua prej andej.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...